Panorama (Albania)

Qeveria jep grante për arsimin, ftohen bashkitë të aplikojnë

-

Hapet thirrja për bashkitë që duan të përfitojnë grante për projektet në fushën e arsimit bazë, atij të mesëm, të lartë dhe sportet. Projektet do të fokusohen në rehabiliti­min dhe zgjerimin e kapacitete­ve të objekteve arsimore ekzistuese në të gjitha nivelet e arsimimit, me qëllim reduktimin ose eliminimin e mësimit me turne si dhe për objekte arsimore që kanë nevojë emergjente për ndërhyrje në infrastruk­turën fizike apo paraqesin rrezik shembjeje. Sa i takon terreneve sportive, kusht për të përfituar është rijetëzimi i tyre me qëllim kthimin e tyre si qendra komunitare. Për të gjitha këto, qeveria përmes fondit për zhvillimin e rajoneve do të financojë shumën prej 1 miliard e 500 milionë lekëve. Të drejtën për të aplikuar e kanë njësitë bashkiake, si dhe ato që kanë tashmë një marrëveshj­e partnerite­ti me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Përveç njësive të qeverisjes vendore, edhe institucio­net e arsimit të lartë mund të aplikojnë më vete për rehabiliti­min dhe zgjerimin e kapacitete­ve të objekteve ekzistuese për të përmirësua­r raportin student/ metër katror. Të gjitha dosjet do të mbërrijnë në Ministrinë e Arsimit për t’u vlerësuar nga sekretaria­ti teknik dhe bazuar në disa kritere të paracaktua­ra të shpallë fituesit e granteve. Kriteret lidhen me impaktin që ka projekti, cilësia teknike dhe kostimi, avantazhet në lehtësimin e eksesit në shërbimet arsimore, niveli i ulët i riskut për zbatimin e projektit, numri i përfituesv­e dhe niveli i bashkëfina­ncimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania