Panorama (Albania)

Protestë në Kukës për lirimin e të arrestuarv­e

Protestues­it: Të lirohen vëllezërit tanë. Rama të na dëgjojë

-

Ditën e djeshme në qytetin e Kukësit u zhvillua një protestë e thirrur nga Këshilli Bashkiak i qytetit në solidarizi­m të 11 protestues­ve, që u lanë në burg nga Gjykata për protestën e Rrugës së Kombit. Qytetarë të shumtë dolën në rrugët e Kukësit dhe kërkuan lirimin nga burgu të 11 të arrestuarv­e dhe lirim nga akuza për 12 të tjerët e lënë në “detyrim paraqitjej­e” dhe “arrest shtëpie”. Ata mbanin në duar pankarta kundër qeverisë si “Poshtë Edi Rama” dhe pankarta me mesazhe në mbështetje të protestues­ve të proceduar për prishjen e sporteleve të pagesës së tarifave në Rrugën e Kombit si, “Lironi vëllezërit tanë”. Ndërkohë, ditën e sotme, në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 23 protestues­ve. Avokatët e tyre mbrojtës kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë të Kukësit që la në burg 11 protestues, 10 në detyrim paraqitjej­e dhe 2 në arrest shtëpie. Seanca e mëparshme u zhvillua në Gjykatën e Tiranës për çështje sigurie. Ajo zg- jati rreth 3 orë dhe u shoqërua me tensione brenda gjykatës, ku pati përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD- së. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë pati angazhuar rreth 1 mijë policë për mbarëvajtj­en e seancës. Shpallja e vendimit u bë me praninë e gazetarëve, deputetëve të opozitës që ishin në sallë, si edhe me praninë e disa familjarëv­e të të arrestuarv­e. Pasi lexoi vendimin gjyqtarja Alma Ahmeti, disa deputetë të opozitës thirrën ndaj gjyqtares: “Turp, turp!”, ndërsa një prej deputeteve e cilësoi gjyqtaren “palaço”. Sipas vendimit u lanë në burg: Xhevahir Hereni, Elton Cenku, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja dhe 20 ditë burg për Shpëtim Totën. Gjykata vendosi detyrim paraqitjej­e për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe arrest shtëpie për: Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.

 ??  ?? Protesta e qytetarëve kuksianë për lirimin e të arrestuarv­e
Protesta e qytetarëve kuksianë për lirimin e të arrestuarv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania