Panorama (Albania)

Vdekja e Ardit Gjoklajt, Gjykata jep pafajësi për 2 të akuzuarit

I mituri punonte në landfillin e Sharrës në kundërshti­m me ligjin

-

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm dy të akuzuarit për vrasjen aksidental­e të të miturit Ardit Gjoklaj në vitin 2016- të në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Nën akuzë për ngjarjen e bujshme ishin shoferi i fadromës së firmës që grumbullon­te mbeturinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjës­i i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama. Vendimi i Gjykatës së Tiranës është dhënë disa ditë më parë dhe dy të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata, pasi sipas saj nuk ka prova të mjaftueshm­e për vrasjen aksidental­e të të miturit Gjoklaj, që punonte në landfill kundër ligjeve në fuqi. Ardit Gjoklaj u gjet i pajetë në gusht të vitit 2016- të në landfillin e Sharrës. Në atë kohë pati shumë spekulime për ngjarjen. Në fillim u tha se ai ishte vrarë dhe transportu­ar në landfill, por më pas u zbulua e vërteta. I mituri punonte në landfill edhe pse nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën.

Sipas dosjes hetimore të Prokuroris­ë së Tiranës, Dëfrim Hakrama dhe fadromisti Edmond Kollari nuk kanë respektuar rregullore­n për mënyrën e punës në landfill, ku Gjoklaj humbi jetën nga përplasja me fadromën.

DOSJA Në datën 7.8.2016, rreth orës 14.20, Policia Gjyqësore u njoftua se në vendin e quajtur “Landfilli i Sharrës” Ti- ranë ishte gjetur një kufomë në grumbullin e mbeturinav­e pranë sheshit të riciklimit. Kufoma ishte e seksit mashkull, në të cilën, nga këqyrja që iu bë u vërejtën plagë të shumta, si ato të shkaktuara nga mjete të tonazhit të rëndë. Trupi i dëmtuar i këtij shtetasi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u bë dhe identifiki­mi i tij dhe rezultoi se ishte shtetasi Ardit Gjoklaj, i datëlindje­s 1999 ( 17 vjeç), lindur në Tropojë dhe banues në Kombinat, Tiranë. Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës, prej afërsisht një muaji, aty ku subjekti “3R” sh. p. k ushtronte aktiviteti­n e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarrëve­shjeje me Bashkinë Tiranë, i cili edhe në momentin e gjetjes së tij, ishte i veshur me uniformën e punëtorit në landfill ( kominoshe ngjyrë gri dhe doreza të gomuara pune). Nga këqyrjet në vendin e ng- jarjes u konstatua se zyra e shoqërisë “3R” sh. p. k, e cila gjendet ne ambientet e landfillit është e përshtatur në një kontenier, ku në këtë zyrë u gjetën disa praktika me emra – mbiemra sipas turneve, me data të ndryshme, të cilat u sekuestrua­n dhe aty figuron i shënuar edhe emri i shtetasit Ardit Gjoklaj deri ditën e ngjarjes. Prokuroria dyshonte se Gjoklaj është goditur nga fadroma teksa ishte duke punuar, për këtë arsye akuzoi edhe drejtuesin e saj, Edmond Kollarin. Mirëpo, provat e Prokuroris­ë nuk mjaftuan për Gjykatën që të shpallte fajtorë dy të akuzuarit.

 ??  ?? Landfilli i Sharrës
Landfilli i Sharrës
 ??  ?? Viktima Ardit Gjoklaj
Viktima Ardit Gjoklaj
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania