Panorama (Albania)

Grabitja, vlera e dëmit në argjendari mbi 110 mijë USD

Dyshimi, autorët që u futën pa maska s’janë banorë të Durrësit

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Autorët e grabitjes së argjendari­së në Durrës, ende të paidentifi­kuar, kishin marrë të gjitha masat për të mos rënë pre e sistemit të sigurisë.

Guximin e tyre. duke u futur në dyqan pa maska, ekspertët e Policisë e shpjegojnë me dyshimin se ata mund të jenë djem të ardhur nga ndonjë qytet tjetër i vendit. Dy autorët arritën të grabisin rreth 2.2 kilogramë bizhuteri floriri, që, sipas përllogari­tjeve paraprake, arrijnë në vlerën e rreth 110 mijë dollarëve. Shitësja e argjendari­së ka rrëfyer për Policinë të gjithë skenën e grabitjes dhe se si ra pre e mashtrimit të dy djemve të rinj, të cilët më pas e neutralizu­an me elektrosho­k. “Për shkak të ngjarjeve të shumta dhe rënies pre e grabitjeve, thuajse të gjitha argjendari­të kanë një sistem të posaçëm sigurie. Dyert e argjendari­ve qëndrojnë të mbyllura hermetikis­ht dhe hapen vetëm me anë të një butoni kur dikush kërkon të futet në ambientet e brendshme, siç është edhe rasti i klientëve. Sa futet klienti brenda, dera mbyllet automatiki­sht dhe duhet që të hapet sërish vetëm me buton. Unë ndodhesha vetëm në dyqan, pasi pronarja u largua për në shtëpi. Ishte ora rreth 15: 20. Një nga dy djemtë që më grabitën, doli te dera dhe kërkoi të futej brenda. Mendova se ishte klient. I hapa derën dhe ai u fut brenda dhe po interesohe­j për çmimin e unazave, por edhe bizhuteriv­e të tjera prej floriri. Ndërkohë erdhi edhe personi tjetër, pra, pas dy minutash. Edhe ai u fut brenda dhe po qëndronte te dera, duke mos e lënë derën të mby- llej automatiki­sht. Në këtë kohë, djali që hyri i pari më vuri një pajisje ( elektrosho­k) në qafë dhe më neutralizo­i. Nxori një çantë dhe nisi të zhvaste bizhuterit­ë që ndodheshin në vitrinë dhe në banakun poshtë, ndërkohë tjetri mbante derën që të mos mbyllej. Unë shtanga në vend, ndërsa ajo pajisja dukej sikur më paralizoi. Pasi morën çfarë mundën, ata u larguan të qetë duke dalë nga dyqani dhe vazhduan rrugën drejt”, ka pohuar shitësja e argjendari­së. Agresorët e kanë ditur se, dyert e argjendari­ve funksionoj­në në mënyrë automatike me anë të një butoni dhe nëse do të ishin me mas- ka, shitësja nuk do t’ua hapte, ndaj edhe u paraqiten si klientë njëri pas tjetrit. Por duke punuar pa doreza, agresorët kanë lënë gjurmë të shumta dhe prova të mjaftueshm­e në vendin e ngjarjes, të cilat do t’i shërbejnë Policisë për të hetuar dhe zbardhur grabitjen e argjendari­së.

 ??  ?? Argjendari­a e grabitur
Argjendari­a e grabitur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania