Panorama (Albania)

Ura e shembur edhe 5 muaj pas përmbytjes, rrezik për fëmijët

-

MAMURRAS- Kur kanë kaluar pesë muaj nga shembja e Urës së Drojës në Mamurras, situata mbetet e njëjtë. Pavarësish­t premtimit se do të ndërhyhet shumë shpejt, deri më tani, nuk është marrë asnjë masë për ndërtimin e saj. Përballë indiferent­izmit të institucio­neve, banorët e fshatrave të Kurbinit kanë dalë në protestë. Ata thonë se mungesa e urës u ka vështirësu­ar jetesën, pasi e vetmja mënyrë për të lëvizur është përshkimi i 20 km rrugë. Situata më e vështirë bëhet për fëmijët, të cilët për të shkuar në shkollë kalojnë në këmbë urën, duke rrezikuar edhe jetën. “Për të shkuar në shkollë, ne na duhet të kalojmë urën e shembur në këmbë. Lëvizja është shumë e vështirë dhe mjaft e rrezikshme, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Nëse ura nuk do të ndërtohet shumë shpejt, ne do të bojkotojmë mësimin në shenjë proteste, pasi u bënë pesë muaj që është shembur dhe nuk po merret asnjë masë”, shprehet një nga nxënësit. Banorët kërcënojnë me bllokim të superstrad­ës Laç - Fushë- Krujë, nëse problemi i tyre nuk do të marrë zgjidhje në një kohë të shpejtë.

“Kur ndodhi shembja e urës, na u tha se do të rindërtohe­t shumë shpejt. Kanë kaluar më shumë se 5 muaj dhe asnjë masë nuk është marrë. Neglizhenc­a e deritanish­me e shtetit është e papranuesh­me dhe shumë absurde. Në këtë mënyrë ne jemi të izoluar, pasi e vetmja mënyrë për të lëvizur është që të përshkojmë një rrugë me gjatësi 20 km. Nëse nuk do të ndërhyhet shumë shpejt, ne do bllokojmë superstrad­ën Laç - Fushë- Krujë, deri sa problemi ynë të marrë zgjidhje”, thotë një banor i zonës. Protestës së banorëve iu bashkua edhe deputeti i Partisë Demokratik­e Andon Frrokaj, i cili akuzoi qeverinë për neglizhenc­ën e treguar ndaj kësaj zone dhe investimit në fjalë. “Këtu rrezikohen çdo ditë jetë njerëzish, duke tentuar që të kalojnë lumin. Është e papranuesh­me mungesa e ndërhyrjes nga instancat përkatëse, pasi janë bërë më shumë se pesë muaj që ura në fjalë është shembur. I bëj thirrje qeverisë që të marrë masa në mënyrë të menjëhersh­me për ndërtimin e kësaj ure” tha Frrokaj. Ura e Drojës u shemb dhjetorin e vitit që lamë pas nga prurjet e shumta të lumit, pas amortizimi­t nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. e. h

 ??  ?? Ura e shembur në Mamurras
Ura e shembur në Mamurras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania