Panorama (Albania)

“Natën, ma”, një debat mbi vetëvrasje­n në skenën e “Metropolit”

Me regji të Ema Andreas vjen përballja nënë e bijë, nën interpreti­min e Ilire Vincës dhe Egla Cenos

-

A është vetëvrasja zgjidhje? A nuk thyen çdo lloj religjioni, që e konsideron trupin e njeriut një tempull të Zotit? A duhet t’ia lejojmë veten dëshpërimi­t të na çojë asaj udhe?

A nuk do të ishte e tmerrshme sikur këtë vendim të mbramë të ta komunikont­e një bir? Një dramë tronditëse, fituese e çmimit “Pulitzer” dhe e çmimit të “Teatrit Botëror”, ngjitet sot premierë në skenën e Teatrit të Metropolit. Bëhet fjalë për “Natën, ma”, të autores Marsha Norman, e cila ngjitet në skenë nën regjinë e Ema Andreas. Përmes një njoftimi për shtyp, Teatri i Metropolit do t’ia kushtojë këtë sezon artistik tërësisht femrës. Pas rikthimit të shfaqjes “Qiell i Heshtur”, kalendari do të vijojë me “Natën, Ma” dhe më pas me shfaqjen “Ditari i Ana Frank”. “Natën, ma”, një dramë që ngre një mori pyetjesh, mban regjinë e Ema Andreas dhe bën bashkë dy aktore, një nga Prishtina dhe një nga Tirana. Fituese e shumë çmimeve, aktorja Ilire Vinca ngjitet në skenë në krah të aktores së teatrit dhe kinematogr­afisë, Egla Ceno. Për shkak të temës që ajo trajton, vepra nuk do të kalojë pa u vënë re edhe në Shqipëri, ashtu si ka ndodhur edhe në vendet e skenat ku ajo është shfaqur. Diskutimi kritik rreth kësaj vepre është përqendrua­r në çështjen e vetëvrasje­s në shfaqje, por gjithashtu është debatuar edhe për trajtimin feminist të saj. Të tjerë e lavdërojnë atë për të nxjerrë në pah luftën e grave si Thelma, për të hequr dorë nga mbajtja e fëmijëve të rritur. “Ne të gjithë i humbim fëmijët një ditë, duke menduar se na përkasin për gjithë jetën, por në të vërtetë mund të quhen vetëm ‘ të marrë borxh’, thotë autorja Norman, nënë e dy fëmijëve.

VEPRA Si do ndihej një nënë nëse fëmija i thotë qartë, ftohtë, vendosur, me bindje dhe pa emocion që mbrëmja që po kalojnë bashkë, është mbrëmja e fundit? Që kur të thotë natën e mirë, do hyjë në dhomën e vet dhe do vrasë veten? Vepra tregon fatin e një nëne, Thelmës rreth të 50- tave dhe së bijës së saj Xhesit, rreth të 30- tave. Xhesi është një grua e divorcuar që jeton me mamanë e saj. Asgjë deri tani nuk i ka ecur siç duhet, ndaj ajo ndihet e humbur, ku vuan njëkohësis­ht nga depresioni kronik. Në një mbrëmje në dukje të zakontë, midis bisedës për manikyrin dhe pazarin e javës, papritur Xhesi zbret nga papafingoj­a me pistoletën e babait të saj. Ajo me qetësi i komunikon së ëmës një vendim të rëndësishë­m, që do të ndryshojë jetët e të dyjave. Në orët në vijim zbulohet e jashtëzako­nshmja brenda jetës rutinë, urgjentja brenda normalitet­it, dëshpërimi brenda dashurisë.

 ??  ?? Ilire Vinca dhe Egla Ceno në dramën “Natën, ma”
Ilire Vinca dhe Egla Ceno në dramën “Natën, ma”
 ??  ??
 ??  ?? Regjisorja Ema Andrea
Regjisorja Ema Andrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania