Panorama (Albania)

Folklori shqiptar, Ansambli i Këngës, dy ditë koncert në Bruksel

-

Sot e nesër, në zemër të Europës do të këndohet shqip. Shqipëria do të prezantojë identiteti­n e saj kulturor në Bruksel, në sallën BOZAR.

Prej datës 19 - 22 prill në Bruksel po zhvillohet Festivali Ndërkombët­ar Kulturor “Balkan Trafik”, ku këtë vit, me mbështetje­n e Ministrisë së Kulturës, Shqipëria do të përfaqësoh­et me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ( AKKVP).

“Detyra e promovimit të një imazhi të favorshëm jashtë vendit i takon diplomacis­ë kulturore. Roli i kulturës në përmirësim­in apo promovimin e imazhit të vendit është i rëndësishë­m. Kemi vite që Shqipëria eksporton kulturë me cilësi të lartë”, është shprehur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Me një formacion prej 17 artistësh, solistë, grupi i valleve, kompleksi vokal dhe orkestra popullore, me grupin polifonik së bashku me zërin e magjishëm Hysni ( NIKO) Zelës, të pranishmit do të mund të udhëtojnë përmes këngës, valles dhe folklorit shqiptar, përfaqësua­r nga Ansambli Kombëtar.

Programi do të përfshijë vallet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike deri te formacione­t orkestrale në formën e kabasë apo meloditë e pavdekshme të këngës së kultivuar.

Përfaqësim­i i trupës së Ansamblit Kombëtar në këtë edicion i dedikohet polifonisë shqiptare si trashëgimi e UNESCOS- s, në kuadër të 60vjetorit të anëtarësim­it të Shqipërisë në këtë organizatë.

Pjesëmarrj­a në këtë festival ndërkombët­ar organizohe­t në bashkëpuni­m me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe përfaqësin­ë tonë diplomatik­e në Bruksel.

 ??  ?? Valltaret e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore
Valltaret e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore
 ??  ?? Këngëtari Hysni Zela
Këngëtari Hysni Zela
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania