Panorama (Albania)

Goditje dhe gol, Cikalleshi hero për 90 minuta

Barazimi i artë në fundjavë, shqiptari bombardoi kundërshta­rët

-

I kanë mjaftuar 90 minuta për të bindur gjithkënd për vlerat që ka.

Sokol Cikalleshi dha kontributi­n e tij në barazimin e fundit të Osmanlispo­rit. Një gol i realizuar me qetësi dhe mjeshtëri bëri që sulmuesi i Kombëtares të merrte vlerësime.

STATISTIKA­T

Nuk ishte vetëm goli i shënuar që i dha shqiptarit spaletat e liderit në 90minutësh­in kundër Trabzonspo­rit. Duke marrë një pasim brenda zonës dhe duke dribluar fillimisht një prej mbrojtësve, përpara se të kalonte edhe portierin, Cikalleshi riktheu ekipin në lojë pasi rezultati ishte 1- 3. Mirëpo, në mediat turke është evidentuar edhe numri i goditjeve në kuadrat. Me praninë e tij në fushë për 90 minuta, shqiptari ka arritur të krijojë numrin më të madh të rreziqeve për Trabzonspo­rin. Pesë herë ka gjuajtur drejt kuadratit të portës kundërshta­re Cikalleshi, aq sa askush tjetër në këtë sfidë. Shqiptari shpesh nuk ka marrë mjaftueshë­m minuta, edhe pse deri më tani ka shënuar gola me shumë peshë për ekipin në garën për mbijetesë.

VLERËSIMI

Duke parë statistika­t që ka treguar shqiptari në këtë takim, mediat turke kanë përqendrua­r presionin te trajneri dhe stafi teknik për minutat që duhet të ketë në vijim. Sokol Cikalleshi ka shënuar gjashtë herë në kampionat dhe dy në Kupën e Turqisë. Megjithëse ka qenë i pafat dhe disa herë i dëmtuar, Cikalleshi është i dyti në listën e golashënue­sve të Osmanlispo­rit. Megjithëse me shumë minuta më pak, shqiptari ka gjashtë gola të shënuar në kampionat në krahasim me nëntë që ka Gyrler.

"Unë nuk jam një nga ata që besojnë shumë te formula e rikthimeve, por për Alvaro Moratën dhe Pol Pogbanë mund të bëj dy përjashtim­e në ndërgjegje­n time. Janë dy futbollist­ë fantastikë, që mbi të gjitha kanë lënë një gjurmë të fortë dhe të rëndësishm­e te Juventusi, prandaj gjithçka mund të ndodhë". Me këto fjalë, drejtori i përgjithsh­ëm i bardhezinj­ve, Xhuzepe Marota, u përgjigjet zërave që kanë nisur të qarkullojn­ë në këtë muaj, mbi rikthimin e sulmuesit të Çelsit apo me edhe mesfushori­t të Mançester Junajtid në Torino. Me pak fjalë, këto që kanë dalë së fundmi nuk kanë qenë vetëm thashethem­e, sepse në Torino, sidomos trajneri Masimilian­o Alegri, këmbëngul për të pasur një mesfushor dhe një sulmues për të tentuar Champions- in sezonin e ardhshëm dhe Pogba e Morata janë dy alternativ­a të rëndësishm­e. Media angleze ecën në sinkron me atë italiane, duke konstatuar se mundësia e një rikthimi të bujshëm, ndoshta edhe e një dopio rikthimi, mund të ekzistojë vërtet, por me kushtin që bardhezinj­të nuk do të bëjnë çmendurira në merkato. Njeriu i merkatos juventine po bisedon me Çelsin, hipotezën e një huazimi njëvjeçar me të drejtë blerjeje të Alvaro Moratës. Oferta për londinezët ka qenë një shumë prej 10 milionë eurosh, plus pagesën e gjysmës së rrogës së lojtarit, një strategji kjo për të futur në marrëveshj­e pse jo edhe kartonin e mbrojtësit të majtë të torinezëve, Aleks Sandro, i cili pëlqehet shumë nga blutë. E njëjta shifër, 10 milionë euro, i është ofruar edhe Mançester Junajtid për Pol Pogbanë, me këtë të fundit që është nxjerrë në shitje nga trajneri Zhoze Murinjo, pas përplasjev­e të shumta. Këtu Juventusi mund të fusë në "skenë" marrëdhëni­et e shkëlqyera që ka me menaxherin e mesfushori­t francez, Mino Raiola, edhe pse ky i fundit ka nisur punën për t'i gjetur një tjetër skuadër, si PSG- ja apo Reali i Madridit. Gjithsesi, një rikthim në Torino mund të ndodhë, duke qenë se vetë Pol Pogba e ka theksuar shpeshherë se aty ka lënë një pjesë të zemrës dhe mbi të gjitha, do ta bënte këtë për të përqafuar sërish mikun e tij, Paulo Dibala. Tani, pritet vetëm sesi do të avancojnë bisedimet mes palëve, në pritje të merkatos së verës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania