Panorama (Albania)

Lojtari më i vlefshëm, Grezda vlen "ar" tek Osijek

-

Është faza e fundit e sezonit dhe, krahas objektivav­e, klubet kanë nisur të bëjnë llogaritë e merkatos. Në Kroaci, mesfushori me tipare sulmuese i Kombëtares përflitet se do ta ketë sezonin e fundit tek Osijek. Eros Grezda, në vlerësimet e fundit të zërave të merkatos, del se është një nga futbollist­ët më të vlefshëm. I blerë për vetëm 500 mijë euro, futbollist­i i Kombëtares tashmë mund të shitet për të paktën 3- fish. 1.5 milionë euro ishte oferta e parë që dha Dinamo e Zagrebit gjatë merkatos së janarit, duke mos përjashtua­r edhe mundësinë e përfshirje­s së futbollist­ëve të tjerë në shkëmbim. Në bazë të vlerësimev­e të deritanish­me, skuadra kroate jo vetëm që është duke përfituar nga kontributi i shqiptarit me golat e shënuar dhe asistet që ka dhënë, por duket që do të sjellë përfitime të konsiderue­shme në vijim. Sipas mediave kroate, nuk përjas- htohet mundësia që Osijek të kërkojë një përqindje të kartonit të tij në rast shitjeje të dytë, pas largimit eventual në fund të këtij sezoni. Pesë gola të shënuar në kampionat, dy në Kupën e Kroacisë dhe një gjatë kualifikue­seve europiane, janë tregues pozitiv të performanc­ës së shqiptarit në sezonin e tij të parë tek Osijek. "Vlera? Osijek ka në duar ' ar'", shkruajnë mediat kroate.

Hamburg dhe Mavraj po ndahen në mënyrën më të keqe të mundshme. Mbrojtësi i Kombëtares po trajtohet keq nga drejtuesit e klubit, të cilët deri më tani e kanë dënuar që të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve. Mirëpo, nga dje duket se është dhënë një tjetër dënim. Shqiptarit i janë ndaluar aktivizime­t edhe me ekipin e të rinjve dhe do të ketë mundësi vetëm të stërvitet me të. Kjo bën që shqiptari të mos luajë në asnjë ndeshje deri në fund të sezonit. Ndërkohë, mediat gjermane kanë bërë një renditje të futbollist­ëve që e njohin rënien nga kategoria. Hamburg, mund ta provojë zyrtarisht në fundjavë këtë disfatë për herë të parë në histori, ndërsa Mavraj dhe 11 futbollist­ë e kanë përjetuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania