Panorama (Albania)

Saimir Tahiri rishfaqet me mesazhe të koduara, Rama i përgjigjet: Mua s’më bën dot njeri presion

BATUTAT NE PARLAMENT MES BERISHES E TAHIRIT. ISH- MINISTRI ME SHPREHJEN E RAMES: S’KA BIR K...

- FATION BINJAKU

Prania e Saimir Tahirit në seancë plenare një ditë pas marrjes së rekomandim­it për çeljen e negociatav­e me BE- në, ishte shkaku i përplasjes së radhës në Kuvend. Opozita e shfrytëzoi praninë e Tahirit në seancë për t’u larguar, duke thënë se maxhoranca duhet ta festonte rekomandim­in me “Habilajt” dhe me njeriun kryesor të drogës në Ballkan. Fillimisht Lulzim Basha drejtoi gishtin nga Tahiri, duke thënë se ai duhet të largohej nga Kuvendi dhe t’i lihej drejtësisë. Ndërkohë që Sali Berisha i ka përforcuar më shumë akuzat, teksa tha se ai ishte njeriu që mbante peng Kryeminist­rin Rama. Berisha ka realizuar dhe një video deri diku gazmore me Saimir Tahirin, teksa tha se ish- ministri e ka kërcënuar Ramën me dosje. Por Tahiri në disa raste e ka quajtur Berishën si të “rrjedhur” dhe të “çmendur”. Opozita u largua nga salla, por një orë pas tyre Saimir Tahiri ka qëndruar vetëm për të votuar prezencën dhe më këtë mënyrë e ka zgjatur mandatin e tij me 6 muaj të tjerë. Gjatë qëndrimit, Tahiri është përshëndet­ur me kolegët e tij, ministrat e kabinetit dhe deputetët e PS- së. Por edhe pse kishte regjistrua­r emrin për fjalim, ai nuk ka folur në Parlament. Jashtë sallës ish- ministri u shpreh se, “Nuk fola sepse nuk ishte opozita, s’kishte sens”. Por i pyetur nëse ka frikë dhe nëse atë e mbron Kryeminist­ri Edi Rama, ish- ministri dha një mesazh të koduar, teksa përdori një shprehje të vjetër të Edi Ramës. “As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë kush mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk besoj se do të ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë që të bëj drejtësi”, tha dje Tahiri. Por në një tjetër status, Tahiri ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë qëllim të japë mesazhe të koduara dhe se ato i thotë drejtpërdr­ejt. Gjatë një interviste telefonike në emisionet e mbrëmjes në TV, Tahiri ka sqaruar se nuk ka kërcënuar njeri me mesazhet e tij, aq më shumë Edi Ramën. “Unë nuk e kuptoj pse hidhni faj në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi Ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marr fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje”, ka thënë ai. Tahiri tha se nuk do të lejojë që ai të shndërrohe­t në “kokë turku”. “Nuk shoh asnjë rrezik. E para nuk arrij ta konceptoj si mund të ketë një zgjidhje me ‘ koka turku’ dhe as që më duket se Shqipëria shkon gjëkundi me historinë e kokave të turkut. Ky është një hesap tjetër. E sigurt është që nuk do të lejoj të më ndodhë mua një gjë e tillë dhe jam i dedikuar vetëm për të vërtetën. Nuk besoj që është e kollajtë të bëhet kush, edhe unë jo e jo, kokë turku”, ka thënë ai.

Berisha: Nxirreni jashtë Saimir Tahirin nga Parlamenti se po kremtoni raportin me njeriun më kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Ramën... Nxirreni jashtë, mos festoni me të! Atëherë, ftoni dhe Habilajt e Balilin të vijnë këtu!

 ??  ?? BERISHA , DJE DUKE FILMUAR TAHIRIN NE KUVEND
BERISHA , DJE DUKE FILMUAR TAHIRIN NE KUVEND
 ??  ?? BERISHA, DUKE FILMUAR TAHIRIN DJE NE PARLAMENT
BERISHA, DUKE FILMUAR TAHIRIN DJE NE PARLAMENT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania