Panorama (Albania)

REPLIKAT NË PARLAMENT

-

Gramoz Ruçi: Zoti Balla e ka fjalën... Sali Berisha: Dua fjalën për procedurë...

Gramoz Ruçi: Të lutem zoti Berisha, ta mbarojmë këtë pjesë.. Sali Berisha: Kërkoj fjalën për procedurë.. Procedurën para atij se për procedurë jepet fjala menjëherë... Nxirreni jashtë Saimir Tahirin nga Parlamenti se po kremtoni raportin me njeriun më kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Edi Ramën...

Taulant Balla: Nuk kishim asnjë dyshim që do të kishit këtë sjellje. Në mungesë të Kryeminist­rit, pasi është në ceremoninë e dekorimit të ish- Kryeminist­rit D’Alema, me ftesë të Presidenti­t Ilir Meta.

Sali Berisha: Nxirreni jashtë, mos festoni me të! Atëherë ftoni dhe Habilajt dhe Klement Balilin të vijnë këtu!

( Deputetët e opozitës ngrihen nga vendet dhe largohen nga salla. Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha nxjerr celularin dhe drejtohet drejt Saimir Tahirit)

( Edi Rama vjen në sallë, pyet Ruçin për largimin e opozitës) Sali Berisha: Ku është, ai ku është?! Edmond Spaho: Ja aty te fundi... ( Nxjerr celularin dhe filmon Tahirin, i cili qesh) Sali Berisha: Ja, po festohet me Habilajt... Saimir Tahiri: Sa ke rrjedh, sa ke rrjedh mo burrë.. Sali Berisha: Po festoni, festoni me Habilajt... Saimir Tahiri: Po si je çmendur kështu, si je çmendur!! Sali Berisha: E di çfarë i bëri Edi Ramës dje apo jo? Saimir Tahiri: Po si je çmendur kështu( Qesh) Sali Berisha: Po s’fole, ti nxora dosjet.. Ja ku e keni dëshminë... Saimir Tahiri: Po si je çmendur kështu ( kollitet) Taulant Balla: Ik Sali, dil jashtë... Sali Berisha: Ja ku është dëshmia e pengut të Kryeminist­rit tij... Saimir Tahiri: O Sali, po si je çmendur kështu mo... Sali Berisha: Ja ku e keni.. Dje ishte me Gaz Demin o Fadil( Nasufi)

( Saimir Tahiri qesh bashkë deputetin Flamur Golemin e PS- së) Sali Berisha: Pyete pak çfarë i tha Gazit dhe Dash Pezës.. Saimir Tahiri: Po si je çmendur kështu o Sali... Taulant Balla: Ik Sali, dil jashtë se nuk është ai halli yt.. Halli yt është drejtësia Sali. Dil jashtë Sali dhe mos e prish seancën.. Halli yt është hall tjetër, halli yt s’ka derman në asnjë vend tjetër. Saimir Tahiri: Po si je çmendur kështu o Sali... Sali Berisha: Po, po..( qesh) Orjola Pampuri: Është profesor mo, është profesor.. ( Berisha mban kamerën e celularit ndezur.. Deputetja e PDsë, Jorida Tabaku, pengohet te shkallët)

Orjola Pampuri: Ua qyqa, desh u vra... Sali Berisha: Jorida shpëtove?

Jorida Tabaku: Po, po Sali Berisha: Syri keq, syri keq. Dhe ka ku shef ky është problemi. ( qeshin)

Taulant Balla: Ditën e djeshme, pamë se si përfaqësue­sit e opozitës, të njëjtët që jo gjithmonë e kanë parë dritën andej nga ajo perëndon, u treguan të shpejtë për të gjetur edhe ata meritat për këtë vendim historik të Komisionit, duke thënë që, “rekomandim­i vjen pikë së pari për shkak të durimit të treguar nga kjo opozitë, që na ka bërë të gjithëve një nder të madh, duke mos braktisur sallën e këtij Kuvendi”. Për më tepër, mjaftonte ta dëgjoje dje logorenë e Lulzim Bashës, për të marrë vesh se sa shumë ishte lodhur kryetari i opozitës për të bërë avokatinë e Shqipërisë. Se çfarë ka thënë e çfarë ka bërë në Berlin Lulzim Basha, jo vetëm e dimë ne, por e kupton çdo shqiptar i arsyeshëm. Me dëshirën për t’i lënë polemikat mënjanë, zgjedh të mos komentoj mbi këtë deklaratë.

Gramoz Ruçi: Dua të falënderoj Zotin Hahn, përfaqësue­sen e politikës së jashtme të BE- së, zonjën Mogerini, presidenti­n, zotin Junker. Të gjitha të merituara. Unë një falënderim të veçantë në emrin tuaj të merituar do t’ia drejtoja dy reporterëv­e të BE- së, zotit Fleckensta­in dhe zotit Kukan, të cilët kanë qenë periodikis­ht pranë nesh dhe pas vendimit të Komisionit kanë qenë po kaq të gëzuar sa dhe ne. Njëherësh, desha të përcillja falënderim­et tona si Kuvend për të gjithë përfaqësue­sit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri dhe posaçërish­t të gjithë ambasadorë­t e këtyre vendeve, të cilët ndër vite kanë qenë syri, veshi dhe mendja e kancelariv­e të tyre me lutjen që këto 2 muaj të jenë avokatë të Shqipërisë në kancelarit­ë e tyre pasi me shqiptarët në BE është një vlerë e shtuar për të gjithë popujt e BE- së. Një përshëndet­je të veçantë për përfaqësue­sit e BE- së në Tiranë dhe posaçërish­t zonjës Vlahutin... Mua më është paraqitur raporti nga përfaqësue­sja e BE- së, raport që do t’u vihet në dispozicio­n shumë shpejt të gjithë deputetëve dhe prej andej të kthehet në një program pune për të gjitha komisionet dhe Kuvendin e Shqipërisë. Edhe njëherë urime dhe ta gëzojmë statusin, Shqipëria dhe shqiptarët..

 ??  ?? Tahiri e Kumbaro, dje në Parlament
Tahiri e Kumbaro, dje në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania