Panorama (Albania)

Rekomandim­et e Avokatit të Popullit

-

PER TUBIMIN - Në rastin e kërkesës për tubim të paraqitur me shkresën nr. 1571 prot, datë 28.03.2018, nga ana e Këshillit Bashkiak Kukës, nga ana e autoriteti­t përkatës të cilësuar nga ana e ligjit, pra nga ana e shefit të Komisariat­it Kukës, rezulton se janë kryer disa shkelje: Së pari, në tejkalim të afateve procedural­e ligjore të parashikua­ra në pikën 1, të nenit 6, të Ligjit nr. 8773, datë 23.4.2001, “Për Tubimet”, Shefi i Komisariat­it të Policisë, Kukës, me shkresën nr. 729/ 1 prot, datë 30.03.2018 i ka kthyer një përgjigje Këshillit Bashkiak Kukës, ndaj kërkesës së paraqitur për zhvillimin e tubimit. Sipas kësaj përgjigjej­e nga ana e shefit të Komisariat­it të Policisë Kukës është konstatuar se, njoftimi i kryer për organizimi­n e tubimit nuk plotëson kriteret ligjore të parashikua­ra në ligjin “Për tubimet”, si dhe vendi i kërkuar për tubim nuk është i përshtatsh­ëm, pasi bëhet pengesë për lëvizjen normale të shtetasve dhe të automjetev­e. Së dyti, megjithëse për këtë çështje në datën 30.03.2018, nga ana eshefit të Komisariat­it të Policisë Kukës, janë zhvilluar dy takime me kryetarin e Këshillit Bashkiak Kukës dhe ndërkohë e në vijim, Këshilli Bashkiak Kukës i ka dërguar një njoftim tjetër Komisariat­it të Policisë Kukës duke plotësuar disa të dhëna të nevojshme për këtë qëllim, sipas ligjit “Për tubimet”. Nuk rezulton që të jetë zbatuar detyrimi ligjor nga ana e shefit të Komisariat­it të Policisë, Kukës, sipas të cilit ai duhet të shprehet me vendim të arsyetuar mbi këtë kërkesë.

PER ARRESTIMET - Natyra e procesit penal në Republikën e Shqipërisë është e llojit akuzator, që bazohet si e cituam më lart në prezumimin e pafajësisë dhe në përdorimin e masave shtrëngues­e si masa përjashtim­ore dhe jo si rregull. Në këto kushte, është e qartë se vlerësimi i bërë nga ana e Prokuroris­ë në lidhje me aplikimin e masës së arrestit i nënshtrohe­t disa formalitet­eve dhe kushteve paraprake, të cilat janë të parashikua­ra në ligj dhe jo vetëm kaq, por vlerësimi apo jo i ekzistencë­s së këtyre kushteve i nënshtrohe­t jo vetëm vlerësimit të prokurorit që është organi i ushtrimit të akuzës, por edhe verifikimi­t nga ana e Gjykatës brenda afateve shumë të shkurtra të përcaktuar­a në mënyrë të shprehur në ligj. Mosushtrim­i i kompetenca­ve të organit të akuzës apo gjykatës brenda këtyre afateve çon në humbjen e fuqisë së urdhrave të ndalimit ( neni 258 dhe 259 i Kodit të Procedurës Civile)

- Më tej, në këtë organ rezulton se nuk ka të regjistrua­r ndonjë kallëzim të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ndaj organizato­rëve të protestës. Nga ana tjetër rezulton se nga Këshilli Bashkiak Kukës është bërë kallëzim ndaj drejtuesit të Prokuroris­ë së Kukësit dhe punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, kallëzim ky i depozituar pranë Prokuroris­ë më të afërt, që është ajo e Tropojës.

- Nga verifikimi i bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës, rezultoi se kërkesa e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës për vlerësimin dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj 23 shtetasve të ndaluar, ka shkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës, në datën 03.04.2018, ora 09: 45. Nga pyetja e personave të ndaluar rezulton se ata në fakt janë ndaluar gjatë orëve të natës pa u zbardhur dita, pra para orës 09: 45. Sa më sipër, vërtetohet prej të dhënave të regjistrav­e të komisariat­eve të policisë në Tiranë dhe të dhënave të regjistrit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Në këta regjistra siç edhe e evidentuam më lart, rezulton se personat kanë hyrë midis orës 8: 00 të mëngjesit dhe 9: 30 të datës 01.04.2018 në këto mjedise në Tiranë, çka do të thotë se këtyre personave duke qenë se janë banorë të Kukësit e janë ndaluar në Kukës u është privuar liria minimalish­t 2 orë më parë, nëse do të marrim kohën që duket për të përshkuar rrugën nga qendra e qytetit të Kukësit e deri në Tiranë.

- Nuk rezulton asnjë dokumentim në lidhje me grupet e ngarkuara nga ana e Policisë për të ekzekutuar urdhrat e ndalimit dhe/ ose personin përgjegjës ( veprimet janë kryer me urdhra verbale).

- As të ndaluarve dhe as familjarëv­e të tyre nuk u është komunikuar një kopje e urdhrit të ndalimit, në momentin në të cilin u është privuar liria.

- Regjistrat e shoqërimit dhe/ ose ndalimit në Komisariat­et 1, 2, 3, si dhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë plotësuar me vonesë dhe jo në mënyrë të saktë, duke u bërë shkak për mostrajtim në kohë e në përputhje me ligjin e të ndaluarve.

PËR PROKURORIN­Ë - Nuk janë evidentuar nga ana e Prokuroris­ë dhe/ ose Policisë veprimet konkrete të bëra midis tyre për të dokumentua­r orën, në të cilën i është kërkuar policisë zbatimi i këtyre urdhrave të ndalimit;

- Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe/ ose organi i akuzës kanë dështuar të evidentojn­ë në mënyrë të saktë orën, në të cilën personave u është privuar liria;

- Procesverb­alet e komunikimi­t të urdhrave të ndalimit përmbajnë pasaktësi të theksuara në përpilimin e tyre dhe kanë mangësi në lidhje me evidentimi­n e veprimeve procedural­e, të cilat duheshin kryer në përputhje me Kodin e Procedurës Penale; sa më sipër ka çuar në mosgaranti­min e të drejtave të ligjore të të ndaluarve;

- Kërkesa e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për vlerësimin dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj 23 shtetasve të ndaluar është depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, jashtë afatit ligjor të parashikua­r nga neni 258 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo kërkesë është paraqitur në datën 03.04.2018, ora 09: 45, ndërkohë që nga pyetja nga ana jonë e personave të ndaluar rezulton se:

a. ata janë ndaluar në qytetin e Kukësit ndërmjet orëve 02: 00 – 05: 00 të mëngjesit të datës 01.04.2018.

b. nga këqyrja e regjistrav­e të Komisariat­eve të Policisë të

Tiranës 1,2,3, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë rezulton se hyrja e tyre në Komisariat­e/ Drejtori është bërë ndërmjet orëve 08.30 – 9: 00 të datës 01.04.2018, çka dëshmon se ora e privimit të lirisë për çdonjërin prej tyre ka qenë të paktën 2 orë e gjysmë më parë;

- Gjithashtu, Prokuroria ka cenuar të drejtat e të ndaluarve duke llogaritur si kohë ndalimi orën e ekzekutimi­t të urdhrave të ndalimit datë 01.04.2018, ndërmjet 10: 20- 12: 00, kohë e cila nuk pasqyron realitetin e veprimeve të kryera në këtë rast. Pra, për 23 personat e ndaluar, koha ( ora) dhe vendi i ekzekutimi­t të ndalimit të tyre, janë të pasakta dhe nuk janë pasqyruar siç ka ndodhur në të vërtetë.

- Urdhrat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria nuk përmbajnë asnjë arsyetim në lidhje me shkaqet që kanë çuar Prokurorin­ë në zbatimin në rastin konkret të një masë sigurie me privim lirie.

PER GJYKATEN - Është konstatuar se, nga ana e Gjykatës nuk është komunikuar paraprakis­ht një vendim për mënyrën se si do të zhvillohej kjo seancë, si një element i procedurës së zhvillimit të gjykimit, mbi bazën e të cilit vendosej nëse kjo seancë gjyqësore do të ishte publike apo me dyer të mbyllura. Ndërkohë, nga dokumentac­ioni i disponuar në lidhje me këtë çështje, vërehet se në vendimin gjyqësor nr. 39329, datë 04.04.2018, cilësohet se kjo seancë gjyqësore ka qenë publike, çka bie ndesh me situatën e krijuar para zhvillimit të kësaj seance. Nuk rezulton nga aktet as të ketë pasur kërkesë nga organi i akuzës dhe as të jetë marrë ndonjë vendim nga ana e gjyqtares, për gjykimin e seancës gjyqësore me dyer të mbyllura.

- Edhe gjatë zhvillimit të kësaj seance gjyqësore është vënë re se, janë gjykuar njëherazi 23 persona dhe realisht për kohën e zhvillimit të seancës nuk mund të arrihet në konkluzion­in se Gjykata është thelluar sa duhet dhe ka marrë parasysh siç duhet specifikën e çdo personi në gjykim, sikundër mund të thuhet se baza e gjykimit është mbështetur vetëm te të dhënat e sjella nga ana e organit të Prokuroris­ë. Efektivish­t, duke u nisur nga ky numër personash në gjykim dhe kohës fizike që Gjykata ka “konsumuar” për të marrë vendimin për dhënien e masës së sigurimit ndaj 23 personave të ndaluar me Urdhër të Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kukës, mund të arrihet në konkluzion­in se, Gjykata nuk është thelluar në pjesën procedural­e të hetimit gjyqësor, pasi nuk ka marrë realisht parasysh dhe nuk ka vlerësuar pretendime­t dhe provat e personave të ndaluar apo edhe të përfaqësue­sve të tyre ligjorë. Baza e këtij vlerësimi të kryer nga ana e Gjykatës kanë qenë, sikundër rezulton në vendimin nr. 39329, datë 29 04.04.2018, vetëm aktet dhe provat e sjella nga ana e organit të Prokuroris­ë.

 ??  ?? Faksimile e rekomandim­eve të Avokatit të Popullit
Faksimile e rekomandim­eve të Avokatit të Popullit
 ??  ?? Ndalimi i protestues­ve në Kukës
Ndalimi i protestues­ve në Kukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania