Panorama (Albania)

Statuti i ri, kalon neni që rikthen Jozefina Topallin

Përfshihet koncepti “dëm ndaj partisë”, të kujdesen për ruajtjen e etikës në komunikim

-

Këshilli Kombëtar i PD- së i ka hapur rrugë rikthimit të ishnënkrye­tares së PDsë, Jozefina Topallit, në nivelet e strukturat më të larta të partisë.

Ndryshimi në nenin 49 të statutit për përfshirje­n e ishkryetar­ëve të Parlamenti­t në mbledhjet e Kryesisë krahas ish- presidentë­ve dhe ishkryemin­istrave, do t’i japë mundësi Jozefina Topallit të jetë pjesë e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar sa herë që ai të mblidhet. Ishte një propozim i anëtarit të Këshillit Kombëtar, Bislim Ahmetaj, që mori mbështetje­n e kreut të PD- së, Lulzim Basha, që mundësoi rikthimin e ishnënkrye­tares së PD- së në një nga strukturat me fuqinë më madhe vendimmarr­ëse në PD.

STATUTI Këshilli Kombëtar miratoi unanimisht draft- statutin e paraqitur nga grupi politik për ndryshimet statutore. Dy nënkryetar­ët e PD- së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, sekretari i Përgjithsh­ëm, Arben Ristani, sekretari i Burimeve Njerëzore, Fatbardh Kadilli, Sekretari Organizati­v, Eno Bozdo si dhe kreu i Departamen­tit të Pronave, Gent Malko argumentua­n përpara Këshillit Kombëtar të gjitha ndryshimet që sipas tyre synojnë demokratiz­imin e partisë dhe rritjen e fuqisë vendimmarr­ëse të anëtarësis­ë. Pika më e debatuar e statutit, ajo për mandatin e kryetarit, ngeli e pandryshua­r, ndërkohë që u shtu- an sanksione për të gjithë anëtarët që nuk ruajnë etikën dhe dëmtojnë forcën politike me qëndrimet e tyre. Draft- statuti i ri që u miratua në Këshillin Kombëtar ndryshoi një sërë nenesh që ishin miratuar në shtator të vitit 2014, duke iu rikthyer strukturës që dorëzoi ishkreu i PD- së Sali Berisha me një Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar më të reduktuar në numër. Kështu, nga 57 anëtarë që ka aktualisht, Kryesia e re parashikoh­et të ketë 27 anëtarë, gjithashtu reduktim të ndjeshëm do të ketë Këshilli dhe Kuvendi. Sipas statutit të ri, Këshilli Kombëtar do të marrë edhe kompetencë­n e vendimeve politike të partisë kur bëhet fjalë për miratime programesh apo koalicione politike, detyrë që më parë e kishte kryesia e partisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania