Panorama (Albania)

NDRYSHIMET STATUTORE

-

NENI 13 DISIPLINA E BRENDSHME

1. Anëtarët kujdesen për ruajtjen e etikës në komunikim dhe respektit të ndërsjellë ndaj njëri- tjetrit, organeve të partisë dhe funksionar­ëve politikë.

2. Anëtarët dhe organet e partisë veprojnë në përputhje me Statutin dhe Programin e PDSH- së. Çdo vlerësim apo iniciativë personale e anëtarit të partisë, e shprehur nën këtë cilësi, duhet të jetë në përputhje me Statutin dhe Programin e PDSHsë. Anëtarët e PDSH- së veçanërish­t shmangin çdo mënyrë, veprim apo neglizhenc­ë që dëmton interesat elektorale apo politike të PDSH- së.

3. Rregullat e detajuara për të garantuar disiplinën e brendshme dhe masat disiplinor­e në rast të cenimit të saj, përcaktohe­n në Rregullore­n e Brendshme të PDSH- së.

NENI 51 KRYETARI I PARTISË

1. Kryetari i Partisë kryeson organet qendrore të Partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre. Ai përfaqëson Partinë në të gjitha veprimtari­të publike e politike, të brendshme dhe ndërkombët­are.

2. Kryetari i Partisë ndihmohet nga Nënkryetar­ët dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm. Kryetari i Partisë në varësi të problemati­kave apo çështjeve specifike mund të ngrejë struktura ndihmëse apo të caktojë koordinato­rë apo të deleguar, të cilat merren me shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre apo drejtimin e procesit të ngarkuar.

3. Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të të gjithë anëtarëve të PDSH- së, sipas parimit "Një anëtar, Një votë". Modalitete­t e procesit përcaktohe­n nga Rregullorj­a e Brendshme e PDSHsë.

4. Kryetari i Partisë, në përmbushje të funksionev­e të tij dhe garantimit të mbarëvajtj­es së punës në parti, nxjerr urdhra dhe udhëzime në bazë dhe për zbatim të këtij Statuti, si dhe të vendimeve të organeve drejtuese të Partisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania