Panorama (Albania)

Qeverisa vendos, në universite­t vetëm ata me mesatare mbi 6

-

Nota mesatare e të gjitha viteve të gjimnazit, 6, do të vijojë të jetë pragu minimal hyrës në universite­t edhe për këtë vit. Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave e ka faktuar atë me një vendim duke i dhënë të drejtën e aplikimit për t’u pranuar në institucio­net e arsimit të lartë, qoftë publik a privat, si dhe për të transferua­r studimet në vitet e ndërmjetme vetëm kandidatëv­e, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm dhe plotësojnë kriterin e notës mesatare. “Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferua­r studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve në institucio­net e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018- 2019, të jetë nota 6 ( gjashtë)”, thuhet në vendim. Por, në këtë pikë duhet pasur kujdes, pasi në përllogari­tjen e notës mesatare nuk futen vetëm lëndët vjetore, por edhe rezultatet e provimeve të maturës. “Nota mesatare për pranimin në institucio­net e arsimit të lartë përllogari­tet si mesatare e thjeshtë e treguesve: a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimt­are vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”, përcaktohe­t në vendimin e qeverisë. Risia e këtij viti janë programet e edukimit, për të cilat, siç është lajmëruar edhe më herët nga Ministria e Arsimit, do të kenë një prag më të lartë hyrës, notën mesatare 7 për të gjitha vitet e shkollës së mesme. Nuk humbet shpresa për shkollim për maturantët me rezultate jo të kënaqshme, por kalues. Edhe këtë vit do të ketë një listë programesh 2- vjeçare të karakterit profesiona­l në dispozicio­n për ta. Përllogari­tja e notës mesatare do të realizohet nga persona të caktuar në shkolla, ndërsa në një moment të dytë do t’i dërgohen Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Kjo e fundit, bashkë me të dhënat e maturës shtetërore, u nis universite­teve treguesit përkatës për të bërë rankimin e aplikuesve për çdo degë studimi. Aktualisht, kandidatët për në universite­tet sapo kanë përmbyllur fazën e plotësimit të formularit A1/ A1Z duke caktuar lëndët me zgjedhje, ndërsa presin qershorin për t’iu nënshtruar pesë provimeve me zgjedhje dhe me detyrim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania