Panorama (Albania)

Rama e Basha përplasen për deputetin e Bundestagu­t

Basha: Aksion i ulët propagandi­stik i Ramës, do shtojë radhët e pesimistëv­e për negociatat

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, akuzon Kryeminist­rin Rama se përmes mediave të kontrollua­ra prej tij ka ndërmarrë një fushatë shpifjesh ndaj deputetit gjerman të CDU- së, Gunther Krichbaum.

Sipas Bashës, të gjithë sulmet ndaj kryetarit të Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagu­t kanë ardhur menjëherë pasi ky i fundit deklaroi se për çeljen e negociatav­e, Gjermania do të kërkojë rezultate konkrete nga qeveria në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. “Dënoj fushatën e akuzave të pabaza dhe shpifjeve të ulëta kundër Gunther Krichbaum, kryetarit të Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagu­t, i cili është vënë nën shënjestrë­n e një fushate të turpshme dhe e papranuesh­me. Kjo fushatë e pistë, e frymëzuar nga sulmet e Kryeminist­rit Edi Rama në mediat e kontrollua­ra prej tij, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ishministr­it të Brendshëm, trafikanti­t ndërkombët­ar të drogës, Saimir Tahiri, bie ndesh me çdo vlerë demokratik­e dhe europiane. Ajo dëshmon mentalitet­in kriminal dhe autokratik se kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalis­ht dhe të denigrohen. Në vend që të ballafaqoh­et me realitetin e vërtetë që Krichbaum e argumenton në mënyrë bindëse, në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Krichbaum, Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një fushatë shpifjesh dhe lajmesh false, fake news, kundër kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bash- kimit Europian në Bundestag”, deklaroi Basha.

NEGOCIATAT Sipas kreut të PD- së, sulmi ndaj deputetit të CDU- së është i financuar nga paratë e krimit dhe dëmton rëndë interesat e vendit në një kohë që pritet të merret një përgjigje nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatav­e. “Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuar­a të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqipërisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Kritikat e argumentua­ra dhe të paanshme të Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare edhe nga shumë qeveri të tjera eurpiane, mbrëmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryesisht hapësirës Euroatlant­ike. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, e cila po zhvillohet prej 3 ditësh në media, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsion­it qeveritar dhe që lidhen direkt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn. Ky aksion i ulët propagandi­stik dëmton interesat e shqiptarëv­e, dëmton interesat e Shqipërisë, dëmton perspektiv­ën e saj. Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton radhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshm­e para se qeveria gjermane të japë vendimin e saj për Shqipërinë”, u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania