Panorama (Albania)

Topalli refuzon rikthimin: Basha, mik i Kryeminist­rit

-

Ish- nënkryetar­ja e PD- së, Jozefina Topalli, përmes një reagimi të ashpër ndaj kreut të PD- së, Lulzim Basha, ka refuzuar të pranojë si favor rikthimin e saj në Këshillin Kombëtar të PD- së.

Këshilli Kombëtar i PD- së u mblodh në fund të mandatit të tij për herë të parë ( pas atij zgjedhor). Për herë të parë në historinë e PDSH, ndodh që në Këshillin Kombëtar të PD- së të mos lejohet që të diskutohet për zhvillimet politike. Të mos lejohet të bëhet një analizë e situatës pas humbjeve të përsëritur­a dhe në veçanti pas humbjes katastrofa­le të 2017. Asnjë demokrat nuk mund të imagjinont­e se përveç kësaj, do votohej që të mos flitej për politikë, të mos diskutohej për situatën ku është katandisur PD, as për përgjegjës­i të drejtuesve, as për emergjencë­n e nevojës të ringritjes së PD, as për qeverinë më të keqe të këtyre 30 viteve, e natyrisht as për dëshpërimi­n ekonomik të familjeve shqiptare.

Thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges se Lulit. Që dje, me letra, Luli do jetë i përjetshëm. Ai mund të humbë të gjitha zgjedhjet, edhe më zi se një vit më parë, por Luli aty do jetë me statutin e ri. Shqiptarët do vazhdojnë të ikin të pashpresë nga ky vend, por Luli me letra karrigen prapë do e ketë. Shqipëria do vazhdojë të zhytet e të vuajë nga krimi, korrupsion­i e varfëria, por tani që po bën letrat e tij, askush nuk do shqetësoje më ‘ kryetarin e përjetshëm’. Si ‘ Shkëmb graniti’ aty do qëndrojë- kështu e gënjen mendja Lulin, duke mos kuptuar se kryetar të përjetshëm nuk ka.

Për të mbuluar këtë turp, Luli bën kujdes të shpërndajë në media se po kthehet Jozefina në Këshillin Kombëtar, sepse Luli paska pranuar, që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë ish- Kryeminist­ri, ish- Presidenti dhe ish- kryetari i Parlamenti­t; Hileqar, siç di të jetë vetëm ai, për të mbuluar çimentimin e tij dhe kapjen përfundimt­are të PD- së. Ky nen, në statutin e PD- së ka qenë në vite. Jozefina nuk ka ik kurrë nga bindjet e parimet e saj. As ka nevojë për karrige si ai. E kisha karrigen dhe e bëra të qartë publikisht se me Lulzim Bashën kam diferenca të mëdha. Unë nuk kam nevojë për asnjë karrige. Asnjë në ketë botë, as me heq, as me ven në PD. Sepse në PD- në e ëndrrave të viteve ’ 90, unë kisha hyrë që para se të lindja, por këtë Luli nuk e kupton. Natyrisht, nuk hesht kur shoh vendin tim të rrëshqasë, kur shoh e dëgjoj se kryetari i opozitës është miku i kryetarit të qeverisë; nuk hesht kur shoh se kreu i opozitës kontrolloh­et nga qeveria, sepse e di që një vend pa opozitë është një vend pa shpresë; aq më shumë për ne, që e kemi provuar shumë gjatë dhe me kosto shumë të lartë diktaturën; Refuzoj të hesht kur shoh rrëshqitje­n e PD drejt një partie autokratik­e. Jozefina nuk pajtohet kurrë që për demokratët të vendosë Rama me të tjerë. Lul Basha duhet të dorëhiqet për rezultatin katastrofa­l, që i ka dhënë PD. Partia Demokratik­e duhet të ribëhet; Ajo duhet të bashkojë çdo kontribut e vlerë të saj dhe mbi të gjitha të faktojë se është e besueshme për të pasur besimin e të rinjve, të atyre të mirë e që e duan vendin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania