Panorama (Albania)

“Si na i grabitën dy të njohurit tanë 110 milionë lekë dhe makinën luksoze”

Pas arrestimit të dy të rinjve, Flora Kalemaj: Ishin para djerse, drejtësia t'i detyrojë të tregojnë vendin ku i fshehën

- FIER/ Renato Latifi Xhuljan Muçaj

"Drejtësia të detyrojë dy autorët që na grabitën 110 milionë lekë dhe makinën luksoze, të tregojnë vendin se ku i kanë fshehur dhe të na i kthejnë ato.

Ne kemi informacio­ne se ata do t'i përdorin këto para për të paguar prokurorë e gjyqtarë, me qëllim për të fituar lirinë". Kështu shprehet Flora Kalemaj, bashkëshor­tja e Xhemal Kalemaj, të cilëve, më 29 maj të vitit të kaluar, iu vodh shuma e majme e parave. E zonja e shtëpisë shprehet se ato para ato i kanë grumbullua­r falë punës së tyre shumëvjeça­re, me një dyqan produktesh ushqimore. Paratë, ajo bashkë me të shoqin, i kishin bërë gati për të shlyer një kredi dhe për të bërë disa pagesa të tjera, por mesa duket, dy autorët e arrestuar pak ditë më parë, Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça, kanë qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve dhe planeve të tyre familjare.

Flora, si ndodhi ngjarja ditën kur ju grabitën paratë e makinën?

Ishte ora 07: 40, kur unë dhe bashkëshor­ti u nisëm për në punë. Jetojmë këtu në Fier, në lagjen "Afrim", por dyqanin e mallrave bujqësore e kemi në Levan. Mëngjesin e 29 majit të 2017ës, ne kishim brenda makinës 100 milionë lekët. I kishim marrë me vete sepse do shlyenin disa fatura të papaguara dhe një kredi që na kishte mbetur.

Dhe ç'ndodhi më tej?

Kur vajtëm, parkuam përballë dyqanit. Në të njëjtën kohë, prisnim një kamion me mall për ta shkarkuar dhe rastisi që erdhi në të njëjtën kohë me ne. Mbyllëm makinën tonë dhe filluam të shkarkonim mallin e ardhur dhe ta sistemonim brenda. Kjo zgjati rreth 30 minuta. Kur shkoi im shoq të marrë makinën, u habit sepse ajo nuk ishte para dyqanit. U alarmuam shumë.

E lajmëruat Policinë?

Po, morëm Policinë, ndërkohë gjetëm një shok aty dhe iu lutëm që të na çonte në shtëpi të merrnim makinën tjetër, kemi një të vjetër këtu. Kur erdhëm këtu, ç'të shihnim. Shtëpia ishte shkatërrua­r e gjitha. Kthyer përmbys çdo gjë. Ishte e tmerrshme.

Çfarë i kishte ndodhur shtëpisë? Kishin vjedhur sende të tjera?

Po, kishin vjedhur çdo gjë të vlefshme dhe shkatërrua­r gjithçka. Te një sirtar ne mbanim 8 mijë euro. Edhe ato i kishin marrë. Pastaj kishin gjetur çelësat rezervë të makinës që na vodhën. Kjo na çon në dyshimin se autorët kanë ardhur në shtëpi fillimisht dhe pasi kanë grabitur aty çfarë kanë gjetur, kanë marrë edhe çelësat e makinës.

Pra, ju vetë ngrini dyshime që autorët erdhën fillimisht në shtëpi dhe aty morën çelësat e makinës që kishte 100 milionët brenda?

Po. Sepse ajo makinë ishte e kushtueshm­e dhe nuk kishte shanse që të hapej. Ishte një makinë e mirë dhe ne i kishim paratë më të sigurta atje sesa në shtëpi. Ata kanë gjetur çelësin rezervë në shtëpi dhe makinën e kanë hapur me të.

Tani drejtësia ka dy autorë të dyshuar, Renaldo Latifin dhe Xhuljan Muçën. A kishit njohje më herët me këta djem?

I njihnim dhe na njihnin. Ata ishin atje në Levan. Ky Xhuljani kishte një lokal atje, që e menaxhonte bashkë me të motrën, B. M. Ndërsa Latifi ishte kamerier tek ata.

Vinin tekju? Ju kishte rënë në sy ndonjë veprim i dyshimtë?

Ai Latifi sidomos, vinte shpesh për të thyer lekë të holla, që t'iu kthente reston klientëve. Ne e ndihmonim gjithnjë. Po ashtu edhe motra e Xhuljanos na mbeti në derë. Vinte te ne e nuk ikte. Kisha bërë edhe debate me tim shoq, sepse po dyshoja pse ajo vinte aty pa lidhje, pa pasur asnjë punë te dyqani ynë.

Pra, asokohe patët dhe probleme xhelozie?

Jo xhelozie, sepse bashkëshor­ti është shumë i rregullt, por ama i kërkoja ta largonte atë grua. Dhe ai më thoshte s'kam çfarë t'i bëj. Me pak fjalë, ishin bërë personazhe të njohura te ne dhe na bezdiste herë pas here prania e tyre, sidomos e kësaj gruas, që dyshoj se është bashkëpunë­tore.

Znj. Flora, si arritët ju të kurseni aq para?

Vetëm nga puna. Ato, në njëfarë mënyrë, nuk ishin tonat fare. Ne marrim mall pa para shpeshherë dhe presim derisa të shitet malli që të shlyejmë lekët. Kjo është e gjitha. Kemi marrë edhe një kredi me herët dhe na kishin mbetur edhe 20 milionë lekë që ta shlyenim të gjithën.

Kur vajtëm, parkuam përballë dyqanit. Në të njëjtën kohë, prisnim një kamion me mall për ta shkarkuar dhe rastisi që erdhi në të njëjtën kohë me ne. Mbyllëm makinën tonë dhe filluam të shkarkonim mallin e ardhur dhe ta sistemonim brenda. Kjo zgjati rreth 30 minuta”

Po fëmijët ku jetojnë dhe a ju ndihmojnë?

Fëmijët janë me studime në Tiranë. Nuk mund të na ndihmojnë sepse po shkollohen. Jetojnë me gjyshen e tyre atje.

Çfarë kërkoni nga drejtësia, duke qenë se autorët nuk e kanë pranuar ta kenë bërë ata grabitjen?

Kërkoj që ato para të mos përdoren për të blerë lirinë. Ka zëra se me ato 100 milionë ata do ta apelojnë rastin dhe do ia japin Gjykatës e Prokuroris­ë për t'i nxjerrë të pafajshëm. Dua që drejtësia të bëjë punën e saj. T'i bëjë të bashkëpuno­jnë e të tregojnë ku i kanë paratë, sepse unë kam bindjen që ata nuk i kanë prishur ato. E kishin frikën se u dilte në skenë vjedhja po t'i prishnin. Prandaj, t'i shtrëngojn­ë që ata të tregojnë. Në momentin që ne marrim paratë e makinën, nuk na intereson se çfarë do bëhet me ta. Por jo me paratë tona, të paguajnë krimin. Këtë s'do ta lejojmë të ndodhë.

 ??  ?? Flora Kalemaj, duke folur për “Panorama”
Flora Kalemaj, duke folur për “Panorama”
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania