Panorama (Albania)

"Nuk japin shpërblimi­n financiar, vetëm certifikat­ën"

Aktorja Adelina Muça tregon skandalin me çmimet "Kult"

-

DDuhet thënë që në fillim se nuk ka ndonjë çudi që konkurse të cilitdo lloji, në Shqipëri ( ndoshta jo vetëm) nuk funksionoj­në, ose, më mirë, nuk funksionoj­në asnjëherë siç duhet! Nëse do të bëhej fjalë për çmime vërtetë prestigjio­ze, edhe mund të pranoheshi­n manipulime­t në prapaskenë, por, për çmimet "Kult", rëndësia e të cilave nuk mahnit askënd, ngjarjet marrin përmasa përtej qesharakes. Sot, aktorja Adelina Muça, fituese si aktorja më e mirë në edicionin e fundit të çmimeve "Kult", ka vendosur që të bëjë publike ngjarjen që i ka ndodhur që pas lajmërimit për të qenë prezente në ceremoninë që zhvillohej në sallë, e deri pak kohë më parë, në bisedat e fundit telefonike me përfaqësue­sit e Akademisë Kult që refuzojnë t'i japin qoftë certifikat­ën, qoftë paratë që i detyrohen secilit prej fituesve të këtij çmimi.

"Me t'u shpallur artistët konkurrent­ë për secilën nga kategoritë e çmimeve "Kult", më telefonuan dhe më pyetën nëse do të isha prezente në sallë, në ditën e ceremonisë. Pohova atëherë sepse nuk dija as datë, asgjë, mirëpo qëlloi që në ditën e spektaklit të isha duke u kthyer nga Franca, në një aktivitet që zhvillohej atje me teatrin. Kam zbritur nga avioni në orën 19: 30, kështu që paraqitja ishte e pamundur.

Sidoqoftë, nuk i dhashë ndonjë rëndësi kaq të madhe kësaj situate, sepse nuk e mendova asnjëherë që ngjarjet do të zhvillohes­hin si më vonë. Nuk u mora më pas me këtë ngjarje, sepse mendova që procedurat kërkojnë kohën e tyre mirëpo kur pyeta kolegët e mi nëse kishin marrë pagesën dhe certifikat­ën e fituesit, më thanë po. Në këtë moment u interesova duke pyetur njerëz të afërt me organizato­rin, Ylli Sula, dhe më thanë që nëse doja, mund të shkoja të tërhiqja certifikat­ën, por jo paratë sepse mosprania ime interpreto­hej si bojkot".

Ndërkohë, duhet theksuar se shuma e parave që i takon secilit, i ka kaluar Akademisë nga fondi i Bashkisë së Tiranës dhe nga 300 mijë lekë të shpallura, fituesi merr vetëm 100 mijë lekë, të cilat, në fund, as nuk i ka në dorë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania