Panorama (Albania)

Shembja e Teatrit, zbardhet vendimi që e kalon pronën tek investitor­i privat

“Ka premtuar dhe lidhur kontrata pa afat me aktorët mbi 55 vjeç, duke diskriminu­ar kështu të gjithë artistët e tjerë”

- KASTRIOT ÇIPI

Në intervistë­n e parë, pas rikonfirmi­mit si drejtor i Teatrit Kombëtar ( TK) dhënë për gazetën Panorama ( http:// www. panorama. com. al/ shembja- e- teatrit- ka- kercenuar- aktoret- me- vendin- e- punes- flet- hervin- culi- sjellje- rrugaceror­e/ ) z. Çuli thotë se ka fituar konkursin me një platformë që ishte vazhdimësi e asaj të katër viteve më parë.

“Platforma ndahet në dy kapituj: 17 arritjet e institucio­nit në 4 vjet dhe 17 premtimet për 4- vjeçarin në vijim”, thotë ai. Ashtu si ministrja Kumbaro, që shprehej gjatë mandatit të parë se katër vjet janë shumë pak për të arritur ndryshimin e duhur në art e kulturë, Çuli na thotë tani se i duhen edhe këto katër vjet për të arritur “reformimin rrënjësor të TK”. Vetëm se si Kumbaro, si Çuli, nuk nisën ndonjë reformë në katërvjeça­rin e parë, që të mund ta përfundojn­ë në të dytin.

17 arritje! Hm...! Shifër fantastike! Asnjë drejtor nuk është mburrur ndonjëherë kaq shumë. Por për çfarë ta ketë fjalën vallë? Le të mundohemi të bëjmë një listë dështimesh, nisur nga platforma e parë e Çulit. Meqenëse janë më shumë se 17, po i rigrupoj sipas kriterit tematik. Citimet brenda thonjëzave janë të autorit. Me italike të theksuara janë komentet e mia.

1. Ngrohja e sallës me kondicione­rë, të cilët madje zotohej se do t’ia falnin biznesmenë privatë. Rindërtimi i gardërobës për shikuesit në hollin e dytë. Rindërtimi i tualeteve dhe pajisja me ujë të ngrohtë e dushe. Edhe ky investim do të ishte donacion i biznesit privat ( faqe 5- 6). Asn

jëra nga këto nuk ndodhi. Skanim i gjendjes së ndërtesës dhe kthimi brenda gjashtë muajsh i TK- së në një “institucio­n bashkëkoho­r me të gjitha kushtet e nevojshme për një funksionim normal të punës dhe të shfaqjeve” ( faqe 6). As meremetime nuk u bënë dhe sot gjendja është më e keqe se katër vjet më parë, siç e pohon vetë Çuli. 2. Baza e të dhënave të aktorëve dhe regjisorëv­e shqiptarë ( faqe 12) dhe autorëve të huaj ( faqe 20), si edhe biblioteka e veprave bashkëkoho­re. ( faqe 53) Thjesht nuk u bënë. 3. “Përzgjedhj­a e veprave do jetë produkt i një strategjie të paracaktua­r për çdo sezon artistik”.( faqe 19) Kurrë nuk pati një strategji të shpallur.

4. “Drama shqipe do të jetë themeli i repertorit të TK- së. TK do nxjerrë nga fondi i artë i dramës shqipe veprat më të bukura dhe do t’i inskenojë nën një këndvështr­im bashkëkoho­r”. ( faqe 20) Vetëm 3 nga 17 premierat ishin drama shqipe, asnjëra prej tyre nga fondi i artë. 5. “TK do lidhë kontrata të rregullta me punëmarrës­it, kontrata që sigurojnë funksionim­in normal të repertorit”. ( faqe 22) Diskrimini­mi i aktorëve “të jashtëm” vazhdon njësoj. “Absolutish­t nuk lejohet punësimi në institucio­ne skenike konkurrues­e, private apo publike” ( faqe 12). “Asnjë aktor i TK- së nuk ka të drejtë të impenjohet në një institucio­n tjetër privat ose publik të artit skenik për aq kohë sa zgjat kontrata me institucio­nin qendror”. ( faqe 22) Aktorët e TK- së kanë vazhduar të luajnë privatisht në skenën e TK- së njësoj si më parë. “TK do të ndërtojë një marrëdhëni­e kontraktue­se 1 ( një) sezonale për aktorët me një normë bazë shfaqjesh në muaj. Në rastin kur numri i shfaqjeve normë për çdo kategori dhe nivel page tejkalohet për interesat e repertorit, aktori fiton bonuset e fundvitit.” ( faqe 41- 42) Ata të nënës ruajtën e morën rrogën edhe pa plotësuar normën, ndërsa ata të njerkës nuk morën bonus, megjithëse e tejkaluan normën. 6. “Do zhvillohen turne për të gjitha shfaqjet e repertorit të TK” ( faqe 23) Zero turne në katër vjet. 7. “TK do krijojë trekëndësh­in kombëtar të teatrit: TiranëPris­htinë- Shkup” ( faqe 23) Çfarë shakaje! 8. Muaji qershor dhe shtator... do të shpallen: “Ditët e kompanive private në TK”. ( faqe 23) Shfaqjet private janë lejuar gjatë gjithë vitit, madje edhe katër muaj rresht, si në fillimin e këtij sezoni, kur TK nuk dha asnjë premierë të vetën.

9. “Teatri Kombëtar do të rikthejë traditën e shkëlqyer të dublimit. Të gjithë aktorët do kenë më shumë se një rol në repertorin e TK- së gjatë sezonit”. ( faqe 25) Kjo varet nga marrëdhëni­a e tyre me drejtorin, sepse është ai që lidh kontratën.

10. “TK organizon takimin ‘ Dhjetori i Teatrit Shqiptar’”. “Ministria e Kulturës dhe TK organizojn­ë ndarjen e çmimeve të fundvitit për krijuesit e artit skenik”. ( faqe 26) Ta ketë fajin Ministria vallë?

11. “Forum online për diskutimin e shfaqjeve, ( faqe 46) libër përshtypje­sh dhe votim nga 300 anëtarët e Klubit ‘ Miqtë e Teatrit’” ( faqe 48) Fjalë dhe vetëm fjalë…

12. “Çmime fleksibël të biletave në bazë të planimetri­së së sallës, pas 10 apo 20 shfaqjeve. Sistem abonimesh. ‘ Karta speciale e teatrit’ për zbritje çmimi të biletës në masën 50%”. ( faqe 47) Të tjera fjalë… 13. “TK do ketë një performim me maska në ambientet publike për çdo premierë.” ( faqe 47) “TK do organizojë “E hëna e teatrit në televizion”. ( faqe 48) Dhe prapë fjalë… 14. “Teatri Kombëtar do rikrijojë lidhjen organike me Fakultetin e Artit Skenik pranë Universite­tit të Arteve.”( faqe 51) Asnjë marrëdhëni­e bashkëpuni­mi nuk ka. 15. “TK do organizojë shfaqjet e paradites, të shtunën dhe të dielën, në orën 11: 00.” ( faqe 51) Asnjë shfaqje paradite në katër vjet.

16. “TK pas 2 vjetësh do jetë pjesëmarrë­s në festivalet e kategorisë A në Europë. Teatri Kombëtar do jetë një laborator për bashkëpuni­me ndërkombët­are.” ( faqe 53) Ndoshta do të ndodhë në katërvjeça­rin e dytë.

17. “Nën drejtimin tim, Teatri Kombëtar do largojë një herë e mirë politikën e territ informativ nga institucio­ni qendror i artit skenik.” ( faqe 54) Terri informativ filloi të nesërmen e emërimit. Çuli nuk bëri kurrë publike as platformën e tij.

Sidoqoftë, Çuli i ka mbajtur disa premtime, por për to ai nuk do të dëshironte të flitej. P. sh. Çuli ka premtuar dhe ka realizuar përfshirje­n e drejtorit në çdo vendimmarr­je artistike, ndërkohë që kjo bie ndesh me Ligjin për Artin dhe Kulturën, që ia jep këto të drejta vetëm Bordit Artistik. Sipas ligjit, drejtori i Teatrit nuk është as anëtar i Bordit.

Së dyti, në kundërshti­m me Kodin e Punës, Çuli ka premtuar dhe lidhur kontrata pa afat me aktorët mbi 55 vjeç, duke u nisur nga mosha dhe jo nga vjetërsia në punë dhe duke diskriminu­ar kështu të gjithë artistët nën 55 vjeç, pra, shumicën.

Por premtimi më i rëndësishë­m i mbajtur nga Çuli është ai i faqes 22: “Do të eliminohet shpërblimi artistik si bonus shtesë për çdo premierë”! E shkruar e zeza mbi të bardhë, madje me shkronja të theksuara! Prej katër vjetësh, Çuli dhe Kumbaro gënjejnë publikisht se këto shpërblime i ka hequr ish- ministri Aldo Bumçi. Leximi i platformës së Çulit zbulon se kjo na paskësh qenë kërkesë e Çulit, e miratuar nga Kumbaro dhe, me shumë gjasë, një pikë shumë e fortë në zgjedhjen e platformës së tij. Përveçse poshtërsi, kjo është edhe shkelje e Ligjit për Artin dhe Kulturën ( Neni 11, paragrafi ç), që jo vetëm nuk i ndalon këto shpërblime, por ia njeh të drejtën ekskluzive të caktimit të tyre Bordit Artistik.

Por atëherë pse Ministria e Kulturës vendosi t’ia rinovojë mandatin Çulit? Sepse Çuli është tip fleksibël, madje aq fleksibël sa mund të mblidhet si kërmilli në guaskën e vet. Nuk është e rastit që Rama zgjodhi Çulin qysh herën e parë, më 2014- n. Ashtu si Xhevdet Ferri ( ish- deputet i PD) më 1999n, edhe Çuli ( ish- regjisor i fushatave zgjedhore të PD) vinte në krye të Teatrit Kombëtar si njeriu më i përshtatsh­ëm për të përgatitur shembjen e tij. Nuk është e rastit që asnjë drejtor tjetër i TK- së ( nga viti 1990 e deri më sot, TK e kanë drejtuar edhe P. Mani, Dh. Pecani, R. Ndrenika, A. Kristofori, N. Alibali, Dh. Xhuvani, G. Kame, T. Ujka, A. Qirjaqi, K. Londo, A. Bora e K. Skrami) nuk ka qenë pro shembjes. Vetëm dy nga katërmbëdh­jetë drejtorë, të dy të zgjedhur nga Rama, kanë qenë pro shembjes.

Në programin zgjedhor të vitit 2013, PS premtoi rikonstruk­sionin e plotë të TK- së. Çuli u emërua në janar 2014 dhe në prill të po atij viti, së bashku me ministren Kumbaro dhe drejtoren e IMK Dollani, deklaruan në emisionin “Shqip” në Top Channel se ndërtesa ishte e rrezikshme për jetën e artistëve dhe publikut dhe rikonstruk­sioni do të bëhej me urgjencë. Ndërsa sot, Çuli thotë se na paska thënë qysh atëherë se është për një teatër të ri, pra, për zhdukjen e teatrit të vjetër, por nuk na sqaron pse gjatë këtyre katër viteve nuk u bë as studimi i fizibilite­tit, as projekti i rikontruks­ionit, madje as projekti i teatrit të ri?

Çuli thotë në intervistë­n e tij “Më duket shumë i vështirë rikonstruk­sioni... sepse degradimi i sallës aktuale të TK është i jashtëzako­nshëm... me një lagështirë të tmerrshme”, por nuk na thotë se pse nuk i ka bërë në katër vitet e kaluar dhe pse nuk fillon t’i bëjë sot ato që i kërkon raporti i Institutit të Ndërtimit: sistemimin e ujërave të shiut dhe meremetime­t e suvasë? Sidoqoftë, Çuli bën një zbythje kur pohon se asnjë ekspertizë institucio­nale nuk e ka provuar se ndërtesa është e rrezikshme.

Më tej në intervistë, Çuli tregon se ka ndryshuar qëndrim ndaj ndërtesës. Në vitin 2002, kur ishte regjisor i fushatave të PD, Çuli nënshkroi peticionin për shpalljen e ndërtesës monument kulture. Ndërsa sot, kur ndërtesa është 16 vjet më e vjetër, pra, edhe më e vlefshme si monument kulture, Çuli ka rilindur dhe ky i rilinduri nuk është shumë i bindur se “sa kjo skenë është një aset i rëndësishë­m i historisë dhe trashëgimi­së kulturore”. Ndoshta kjo sqaron pse në faqen e Teatrit Kombëtar në internet sot nuk ka asnjë gjurmë të asaj që ka ndodhur para se ky institucio­n të binte në dorën e Çulit.

 ??  ??
 ??  ?? GODINA E TEATRIT KOMBETAR
GODINA E TEATRIT KOMBETAR
 ??  ?? Hervin Çuli
Hervin Çuli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania