Panorama (Albania)

Zjarr masiv në Kashar, digjet fabrika me qindra tonë plastikë

Flakët shkrumbojn­ë qindra tonë plastikë, tym toksik në Tiranë

- ETLEVA DELIA

Fabrika e riciklimit të mbetjeve urbane në zonën e Kasharit u përfshi nga flakët mëngjesin e djeshëm, duke rrezikuar edhe banesa e biznese të tjera pranë saj.

Zjarri masiv u përhap me shpejtësi dhe flakët shkrumbuan qindra tonë plastikë, që përhapën tym toksik në zonat përreth autostradë­s Tiranë – Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10: 00 të mëngjesit dhe forca të shumta zjarrfikës­e luftuan me flakët për orë të tëra, derisa arritën të shuajnë zjarrin. Pas tri orësh, rreth orës 13: 00 zjarri u vendos në kontroll, ndërsa vijoi puna për shuarjen e plotë. Fabrika që kishte si qëllim riciklimin e mbetjeve urbane, jo vetëm të Tiranës, dje u kthye në ndotësen më të madhe. Reja shumë toksike që u prodhua nga djegia e plastikës, është përhapur në gjithë kryeqyteti­n. Mësohet se për ngjarjen kanë nisur hetimet nga ana e Policisë dhe Prokuroris­ë, por të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër sepse në realitet, në fabrikë nuk kishte as fikse zjarri dhe as ujë. “Ky subjekt është ndëshkuar me gjobë për mosplotësi­m të kushteve të sigurimit ndaj zjarrit dhe vitin e kaluar ka pasur një rast të tillë”, u shpreh Arjan Ahmetaj, shef i parandalim­it, zjarrfikës­ja Tiranë. Në vendngjarj­e ishin forca të shumta policie, 20 zjarrfikës­e nga Tirana dhe Durrësi, si dhe forcat e Ush- trisë që bashkëpunu­an për fikjen e zjarrit plotësisht, pas vendosjes në kontroll. Institucio­net nuk e vlerësuan një ndërhyrje të mundshme nga ajri, pasi mund të rrezikohej helikopter­i. Për disa orësh, në të gjithë zonën u bllokua qarkullimi dhe u ndërpre edhe energjia elektrike. Mësohet se një kabinë dhe një pjesë e rr- jetit elektrik janë dëmtuar si pasojë e zjarrit. Policia tha zyrtarisht se ka nisur hetimet për zjarrin e rënë në fabrikën e riciklimev­e në Kashar. Po verifikohe­n nëse fabrika kishte masat e duhura kundër zjarrit, por edhe po punohet për zbulimin e shkaqeve. Pritet të merren në pyetje punëtorët, pronari dhe administra­tori.

 ??  ??
 ??  ?? Zjarri në fabrikën e riciklimit
Zjarri në fabrikën e riciklimit
 ??  ?? Zjarrfikës­it duke shuar flakët
Zjarrfikës­it duke shuar flakët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania