Panorama (Albania)

Fitimi mbi 2 milionë lekë në vit, një javë afat për deklarimin

Administra­ta Tatimore: Deklaroni të ardhurat deri më 30 prill

- DORINA AZO

Kush ka fituar të ardhura mbi 2 milionë lekë në 2017, ka edhe një javë afat t’i deklarojë në Tatime.

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ka kujtuar të gjithë qytetarët me të ardhura mbi 2 milionë lekë që brenda datës 30 prill të bëjnë deklarimin për të ardhurat e përfituara gjatë 2017- s. Të detyruar për të dorëzuar deklaratën vjetore janë edhe personat jorezident­ë, pra, të huajt që kanë krijuar të ardhura me burim mbi 2 milionë lekë në Shqipëri. “Deklarata dorëzohet vetëm në rrugë elektronik­e, jo më vonë se data 30 prill e vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën bëhet deklarimi”, thuhet në njoftimin e Tatimeve. Vitin e kaluar në sistemin elektronik të Tatimeve janë dorëzuar gjithsej 7200 deklarata. Këtë vit, Administra­ta Tatimore pret rritje të numrit të deklaruesv­e për shkak të rritjes së shkallës së ndërgjegjë­simit dhe interesimi­t të qytetarëve.

TË ARDHURAT QË DEKLAROHEN Në kategoritë e të ardhurave që deklarohen, përfshihet paga bruto, shtesat dhe shpërblime­t që janë marrë. Për këto, qytetarët kanë paguar taksë sipas shkallës progresive. Në deklaratë përfshihen të ardhura të tjera, të cilat taksohen me 15 për qind si: të ardhura nga dividenti për pjesëmarrj­e në shoqëri tregtare apo nga veprimtari­të e biznesit; të ardhurat nga qiraja; të ardhurat nga interesat bankare; fitimet nga lotaritë apo lojërave të fatit; të ardhurat bruto nga pasuria intelektua­le, licencat, të drejtat ekskluzive; të ardhura që lindin nga përdorimi apo e drejta për të përdorur të drejtat e autorit në letërsi, art, muzikë apo shkencë; fitimi kapital nga dhurimi; fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshm­e; të ardhura të realizuara jashtë territorit shqiptar. SA TATIM PAGUHET Për të ardhurat e fituara nga pagat, qytetarët kanë paguar shkallë progresive të tatimit nga punëdhënës­it. Për të ardhurat deri në 30 mijë lekë, tatimi është zero. Për të ardhurat mujore nga 30,001 deri në 130 mijë lekë, tatimi është 13 për qind e shumës mbi 30 mijë lekë. Ndërsa për pagën mujore nga 130,001 lekë e më tepër, tatimi është 23 për qind mbi shumën 130 mijë lekë. Ndërsa, të gjitha llojet e të ardhurave të tjera që deklarohen, taksohen me 15 për qind. Por, nga ana tjetër, deklarimi i të ardhurave mbi 2 milionë lekë ka edhe anën pozitive, pasi skema njeh edhe reduktim të ardhurash apo siç njihen ndryshe të ardhura të zbritshme. Në këtë kategori përfshihen të ardhurat e shpenzuara për shumën e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari; shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshë­m shëndetëso­r, sipas përcaktime­ve të rregulluar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. “Kreditimi i shumave të përfituara nga skema e shpenzimev­e të zbritshme kryhet brenda datës 30 shtator të vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën është hartuar deklarata”, shpjegon Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve.

 ??  ?? Një nga kontrollet e tatimorëve
Një nga kontrollet e tatimorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania