Panorama (Albania)

Bashkia e Elbasanit zbulon mashtrimin, në tender me dokument të falsifikua­r

Kompania e nipit të deputetit të PS hyn në garë me inxhinier mjedisi, me diplomë të falsifikua­r nga Universite­ti i Prishtinës

- JUXHIN MUSTAFARAJ

“Alko- Impex General Construcio­n SHPK”, kompania e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi i ka fituar tenderat publikë me dokumentac­ion të falsifikua­r.

Ky fakt është zbuluar nga Bashkia e qytetit të Elbasanit ku kompania me administra­tor Arbër Abazin ka garuar dhe ka fituar tenderin për “Shërbimin e pastrimit të qytetit të Elbasanit”. Kompania “Alko- Impex” i ka fituar tenderat duke paraqitur diplomë false të inxhinieri­t të mjedisit, shtetasin kosovar Bekim Selmani. Sipas dokumentac­ionit të depozituar në tenderat e viteve të fundit, kjo firmë ka paraqitur shtetasin Bekim Selmani si “Inxhinieri Mjedisi”, i diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtar­isë dhe Arkitektur­ës në Prishtinë në vitin 2008. Pasi kjo firmë ka fituar tenderin në qytetin e Elbasanit, bashkia e këtij qyteti ka kërkuar verifikimi­n e dokumentac­ionit pranë Universite­tit të Prishtinës.

SHKRESA Nga shkresa zyrtare e Universite­tit të Prishtinës, theksohet se Bekim Selmani nuk ka diplomë në “Inxhinieri Mjedisi”, por në “Inxhinieri Konstrukti­ve”. Madje, Universite­ti i Prishtinës nuk e ka si program në departamen­tet e saj “Inxhinieri­në e Mjedisit”. Në katër programet e saj, Universite­ti i Prishtinës ofron program studimesh në profilin “Konstrukti­v”, “Hidrotekni­kë” , “Gjeodezi” dhe “Infrastruk­turë Rrugore”. “Bazuar në kërkesën tuaj, të pranuar në Fakultetin e Ndërtimtar­isë dhe Arkitektur­ës të UP- së, në Prishtinë, të datës 10.04.2018 për verifikimi­n e kualifikim­it akademik të Bekim Mehmet Selmani, i lindur më 15.04.1984, në Çelik, Komuna e Gjilanit. Pas verifikimi­t në zyrën e shërbimit të studentëve dhe arkivin në Fakultetin e Ndërtimtar­isë dhe Arkitektur­ës të Universite­tit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ju njoftojmë se: Bekim Mehmet Selmani, ka diplomuar më datë 14.112008 në Seksionin e Ndërtimtar­isë, Drejtim Konstrukti­v dhe merr titullin Bachelor i Ndërtimtar­isë, me notë të diplomës 10, nota mesatare e studimeve 8.09", thuhet në letrën e firmosur nga sekretarja Valdete Shala- Arifi. Pas këtij verifikimi, Bashkia e Elbasanit i ka kërkuar drejtuesit të Kompanisë “Alko- Impex General Construcio­n SHPK” që të depozitojë dokumentac­ionin për inxhinieri­n e saj të mjedisit, Bekim Selmani. Por kjo kërkesë është shoqëruar me një vendim të kompanisë për t’u tërhequr nga gara. Administra­tori i firmës, Arbër Abazi ka njoftuar tërheqjen nga oferta e bërë për tenderin e qytetit të Elbasanit. “Shoqëria ‘ Alko Impex General Constructi­on’ me nr NIPT K913260281, ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit ‘ Kry- erja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit’, me autoritet kontraktor Bashkia Elbasan. Me anë të kësaj shkresë, shoqëria jonë ju bën me dije se në pamundësi për arsye objektive tërhiqemi nga oferta e paraqitur në këtë procedurë prokurimi”, thuhet në shkresën e firmosur nga Arbër Abazi. Në licencën e Shoqërisë “Alko- Impex General Construcio­n SHPK”, të marrë nga Ministria e Transporti­t dhe In- frastruktu­rës në 7.08.2017, emri i Bekim Selmanit është regjistrua­r si “inxhinier i mjedisit”, po ashtu dhe në dokumentac­ionin e paraqitur të noterizuar nga noterja kosovare, Valbona Myrtezi.

 ??  ?? Diploma origjinale e inxhinieri­t të ndërtimit, Bekim Selmani
Diploma origjinale e inxhinieri­t të ndërtimit, Bekim Selmani
 ??  ?? Kërkesa e “Alko- Impex” për tërheqjen nga tenderi në Elbasan
Kërkesa e “Alko- Impex” për tërheqjen nga tenderi në Elbasan
 ??  ?? Diploma e falsifikua­r si inxhinier mjedisi i Bekim Selmani
Diploma e falsifikua­r si inxhinier mjedisi i Bekim Selmani
 ??  ?? Përgjigje e Universite­tit të Prishtinës për inxhinieri­n Selmani
Përgjigje e Universite­tit të Prishtinës për inxhinieri­n Selmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania