Panorama (Albania)

Eduard Kukan, optimist për hapjen e negociatav­e

“Shqipëria të tregojë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar”

- ARISTIR LUMEZI

Eurodepute­ti dhe anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamenti­t Europian, Eduard Kukan, është optimist për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin qershor.

Ai ka përshëndet­ur rekomandim­in e Komisionit Europian për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian. “Unë e mirëprita dhe mbështes rekomandim­in e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave”, është shprehur Kukan. Por ai i kujton Shqipërisë se miratimi i rekomandim­it të Komisionit në Këshillin Europian do të varet nga disa tregues dhe rezultate konkrete. “Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar”, deklaroi Kukan për ATSH- në. Pak ditë më parë, duke vlerësuar rekomandim­in e Komisionit Europian, Eduard Kukan tha se miratimi i rekomandim­it të Këshillin Europian shumë herë ka kritere politike. “Ndodh shpesh që shtetet anëtare nuk i bazojnë pozicionet e tyre në rezultatet që arrin një shtet në procesin e integrimit europian, por në çështje politike dhe bilaterale. Unë do t’i bëja thirrje Këshillit që t’i vlerësojë në mënyrë objektive rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Maqedonia në rrugën e tyre drejt BE- së”, tha Kukan.

MOGHERINI Më 18 Prill, Përfaqësue­sja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, gjatë vizitës së saj në Tiranë, tha se Komisioni Europian ka bërë një rekomandim të pastër dhe pa kushte për çeljen e negociatav­e me Shqipërinë. Por ajo e cilësoi këtë rekomandim si inkurajimi­n për vijimin e reformave. “Kur bëhet fjalë për perspektiv­ën e mbledhjes së Këshillit Europian në qershor, është shumë e qartë. Sot, dje më saktësisht, Komisioni Europian u shpreh se vlerësimi që ne bëjmë dhe kjo i takon Komisionit, është se kushtet janë përmbushur dhe se Shqipëria është gati për të nisur negociatat dhe me një rekomandim qartësisht pozitiv për Këshillin që të marrë vendimin, duke presupozua­r që reformat do të vazhdojnë, do të ruhen e do të thellohen. Ky pra, është një rekomandim i pakushtëzu­ar në terma teknike, duke presupozua­r se gjërat do të vazhdojnë në mënyrën siç i kemi parë të vazhdojnë gjatë këtij viti e gjysmë, me ritmin dhe thellësinë e reformave, me fokus të posaçëm në arritjen e rezultatev­e konkrete”, tha Mogherini. Si- pas saj, vlerësimi i Këshillit Europian do të mbështetet në meritën e vendeve që aspirojnë të hapin negociatat, ndërsa e krahasoi periudhën pas dhënies së rekomandim­it si startin e nisjes së një gare të “Formula 1”, ku makinat duhet të nxitojnë për të arritur në finish. “Më pas i takon Këshillit Europian që të mar- rë vendimin, por sërish, siç ju thashë, politika e zgjerimit mbështetet në vlerësimin e mbështetur në meritë dhe gjithashtu edhe vlerësimit teknik që i takon Komisionit dhe ne e bëmë këtë vlerësim dhe rezultati ishte pozitiv. Imazhi që kam, por që tani nuk më vjen terminolog­jia në anglisht, nuk e di a do të më lejoni pak italisht dhe po të donin në Shqipëri, shqipen duhet ta studioj, imazhi që kam është linja e nisjes së ‘ Formula 1’. Semaforin e kemi në dritën e gjelbër dhe fillon gara. Por kjo është shumë e rëndësishm­e. Këtu fillon gara”, tha Mogherini në konferencë­n e përbashkët për shtyp me Kryeminist­rin Rama.

 ??  ?? Eurodepute­ti, Eduard Kukan
Eurodepute­ti, Eduard Kukan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania