Panorama (Albania)

“Përfitimet nga hapja e negociatav­e, nxitje e investimev­e të huaja”

-

Hapja e negociatav­e me Bashkimin Europian do të nxisë investimet e huaja në vend dhe rrit aksesin e Shqipërisë në programet e financimit, sidomos ato që lidhen me asistencën teknike. Zv/ ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Klea Maliqi, shprehet se përfitimi më i madh i hapjes së negociatav­e, “Është asistenca teknike e përforcuar që do t’i jepet qeverisë shqiptare për zbatimin e reformave”. “Shqiptarët, nëse do të përfitojnë diçka nga ky proces, është ndihma për të reformuar çdo sektor të jetës dhe për t’u qeverisur më mirë”, u shpreh ajo. Megjithatë, hapja e negociatav­e ka edhe disa përfitime të tjera. Maliqi shprehet se ato janë konfirmim i rëndësishë­m politik se Shqipëria i përket BE- së dhe e ardhmja e saj është në BE. Po ashtu, hapja e negociatav­e “Ngre nivelin e marrëdhëni­eve politike dhe komunikimi­t politik midis institucio­neve”. “Hapja e negociatav­e, tha Maliqi, nxit investimet e huaja dhe Shqipëria mund të ketë një lloj rritje të aksesit në programet e financimit, sidomos ato që lidhen me asistencën teknike”. Por për të shkuar deri në hapjen e negociatav­e, zv. ministrja shprehet se politika shqiptare duhet të deklarohet me një zë. “Është koha që të bashkojmë forcat, për të krijuar rezultate të reja dhe për të folur me një zë si shqiptarë, për Shqipërinë që duam si gjithë Europa. Ky është momenti historik për të gjithë ne si popull, që mbi bazën e meritës të paraqitemi me dinjitet para Europës, si një vend që meriton të nisë rrugën e gjatë të transformi­mit me vizion të qartë përkatësie në bashkësinë europiane”, tha Maliqi.

Ajo shprehet se “Hapja e negociatav­e nuk do të thotë që Shqipëria do të jetë anëtare e BE- së pa kaluar në rrugën e mundimshme të reformave dhe pa e merituar anëtarësim­in”. “Hapja e negociatav­e është sinjali i inkurajimi­t dhe i mbështetje­s për ne që të vijojmë rrugën tonë të transformi­mit me besimin se nuk jemi vetëm, se nuk jemi ndryshe, se ndajmë të njëjtat vlera edhe pse jo të njëjtën mirëqenie”, tha ajo.

 ??  ?? Zv/ ministrja e Jashtme, Klea Maliqi
Zv/ ministrja e Jashtme, Klea Maliqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania