Panorama (Albania)

Balla: Basha nuk do hapjen e negociatav­e për Shqipërinë

-

Kreu i Grupit parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, akuzoi kryetarin e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, se po punon që Shqipërisë të mos i hapen negociatat me BE- në. Balla mori pjesë në një nga seminaret e Akademisë Politike në Elbasan, e cila organizohe­t me mbështetje­n e NDI- së( National Democratic Institute).

“Është për të ardhur keq që në Parlament kemi një opozitë të papërgjegj­shme. Unë jam shpresëplo­të, se pavarësish­t sensibilit­eteve kundër zgjerimit që ka në disa vende, ne të kemi mundësi të marrim një datë për hapjen e negociatav­e, Lul Basha thotë që Shqipërisë nuk duhet t’i hapen negociatat”, tha Balla. Sipas tij, hapja e negociatav­e nuk ishte një fitore e PS- së, por PS- ja ishte e vetmja parti që plotësoi prioriteti­n e Reformës në Drejtësi. “Rekomandim­i për hapjen e ne- gociatave nuk ishte një fitore e PS- së. Sigurisht që PS- ja meriton gjithë vlerësimin sepse ishte PS- ja ajo që përmbushi kriterin kryesor, që para 4 vitesh nuk mendohej se mund të realizohej ndonjëherë e që ishte pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Para 4 vitesh nuk e besonte njeri. Por përsëri ne jemi modestë dhe për hir të këtij pro- cesi kaq të rëndësishë­m historik duam të kemi bashkëpuni­min e opozitës, sepse një pjesë e mirë edhe të reformave që do të vijnë kërkojnë konsensus edhe më të gjerë sesa ai që ne kemi sot në Kuvend, edhe pse ne kemi një maxhorancë komode për të qeverisur vendin”, tha Balla. Sipas tij, rekomandim­i i KE- së është mirëpritur dhe nga Parlamenti Europian. “Një nga këto prioritete ishte Reforma në Drejtësi, për të cilën unë sot, si Kryetar i Grupit Parlamenta­r të PS- së, jam shumë krenar që partia ku unë bëj pjesë luajti një rol historik në miratimin e kësaj reforme. Jemi në 2018, Komisioni Europian, pasi ne i bëmë të gjitha prioritete­t, thotë që tani Shqipëria është e gatshme të hapë negociatat. Edhe Parlamenti Europian është dakord që Shqipërisë t’i hapen negociatat”, tha kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania