Panorama (Albania)

Shembja e Teatrit, zbardhet vendimi i Bashkisë që i kalon pronat tek investitor­i

Bashkia dërgon procedurën në Këshill: “Kusht i planifikim­it urban, transformi­mi në një qytet cilësor dhe të qëndrueshë­m”

-

Bashkia e Tiranës është e hapur për ndërtime në pronat e saj, të papërdorsh­me e të pashfrytëz­ueshme deri më sot.

Për këtë, ka përgatitur rrugën e negocimit me privatët që dëshirojnë të ndërtojnë në parcelat e saj, por jo vetëm. Ajo ka bërë kërkesë, që një listë me 18 prona shtetërore të kalojnë në favor të saj, me qëllim për t’i përdorur në arsim, infrastruk­turë dhe ekonomi. Ndonëse nuk specifikoh­en zonat, në të cilat pushteti vendor mund të bëjë ç’të dojë me to, procedura e kalimit të tyre tek investitor­i do të jetë e vlefshme edhe për ndërtimet te Teatri Kombëtar. Gazeta zbardh projektven­dimin e firmosur nga nënkryetar­i i bashkisë, Abaz Hado, i cili do të diskutohet së bashku me dhjetë të tjera në Këshillin Bashkiak, këtë të enjte më 26 prill.

PROCEDURA Transformi­mi i qytetit dhe përfitimi ekonomik janë dy qëllimet kryesore të përmendura në relacionin e projektven­dimit në fjalë. “Përfshirja e parcelave publike në zhvillim është një potencial i pashfrytëz­uar ekonomik për Bashkinë Tiranë, e cila jo vetëm do të mundësojë përmirësim­in e transformi­mit urban të kryeqyteti­t, por do të kontribuoj­ë drejtpërdr­ejt në përfitimin ekonomik të bashkisë nga zhvillimi i aseteve të pashfrytëz­uara dhe të papërdorsh­me në mënyra të tjera, përfitime të tilla si, në sipërfaqe ndërtimi, minimalish­t në të njëjtën trajtë, si dhe përfitimet që do të jenë nga pronarët e parcelave private kufitare, të dhëna për zhvillim”, nënvizohet në relacionin shpjegues të vendimit. E gjitha kjo bazohet në vendimin e rreth një viti më parë të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për miratimin e planit të përgjithsh­ëm vendor, Bashkia Tiranë”, ku në nenin 39 të saj parashikoh­en rastet kur mbi pronat me përdorim publik mund të delegohen të drejta zhvillimi proporcion­alisht të barabarta me të gjitha pronat private, pjesë të zonave të zhvillimit. Në këtë rast, është bashkia, si pronare e tokës, ajo që ka të drejtën për zhvillimin e zonës dhe që praktikish­t mund ta mbajë siç është, ta shkëmbejë ose edhe ta shesë. Në rastin konkret, synim janë marrëveshj­et me investitor­ët për ndërtime të reja, ku një përqindje e caktuar e së cilës do të jenë në pronësi të bashkisë.

ZONAT KU DO NDËRTOHET Në syrin e urbanëve, të parat që do të shikohen të përshtatsh­me për ndërtim do të jenë parcelat e bashkisë në kufi me ato private. “Bashkia Tiranë, në përmbushje të qëllimit të saj më të madh, interesit publik, me qëllim ushtrimin e detyrave funksional­e në fushën e zhvillimit dhe planifikim­it të territorit si dhe përdorimit sa më efikas të tij, konsideron të domosdoshm­e përfshirje­n e parcelave me pronësi publike, në pronësi të Bashkisë Tiranë, në zhvillim, së bashku me parcelat private kufitare. Në kontekstin e planifikim­it dhe projektimi­t është një kusht i domosdoshë­m zhvillimi i parcelave publike për transformi­min e kryeqyteti­t në një qytet cilësor dhe të qëndrueshë­m”, thuhet në relacion. Bashkia posedon një numër të madh pasurish të paluajtshm­e, një pjesë prej të cilave kanë nisur të degradohen. Me këtë vendim, këto pasuri jo vetëm që do të jenë të shfrytëzue­shme, por do të shërbejnë edhe për kauza sociale, si strehimi për shtresat në nevojë apo edhe për të plotësuar nevojat e bashkisë për zyra. ÇFARË FITON BASHKIA

Një subjekt privat duhet të sigurohet që prona që do të zhvillojë, të jetë në përputhje me elementët e planifikim­it të territorit për të paraqitur në bashki kërkesën për ndërtime. Vendimi i bashkisë parashikon ngritjen e një komisioni negocimi të marrëveshj­es, të përbërë nga 5 anëtarë, të cilët duhet të ruajnë informacio­nin konfidenci­al. Por çfarë do të fitojë bashkia? Përveçse transformo­n qytetin në aspektin zhvillimor, pushteti vendor PËR QIND e sipërfaqes, mbi të cilën do të ndërtojë subjekti privat, i kalon Bashkisë së Tiranës, në bazë të marrëveshj­es paraprake që duhet të nënshkruhe­t midis palëve nxjerr edhe përfitime ekonomike. Cilido subjekt që i afrohet bashkisë me një propozim, duhet ta dijë që së paku 35% e sipërfaqes së ndërtuar mbi truallin e saj duhet t’i kalojë automatiki­sht asaj dhe minimalish­t 50%, në rastet kur bëhet fjalë për një godinë. “Sipërfaqja taksuese ndërtimore që do të përfitohet nga Bashkia e Tiranës, e cila në çdo rast duhet t’i referohet përqindjes më të lartë të kontratave të lidhura me zonën përreth, por në çdo rast kjo përqindje nuk mund të jetë më pak se 35% e sipërfaqes ndërtimore për pjesën takuese që bashkia tiranë ka vendosur në dispozicio­n të zhvilluesi­t privat. Në rast se prona është godinë, atëherë bashkia duhet të përfitojë të njëjtën sipërfaqe ndërtimore që i ofrohet zhvilluesi­t privat, por në asnjë rast jo më pak se 50% e sipërfaqes”, përcaktohe­t në elementët e marrëveshj­es në vendim. Marrëveshj­a midis bashkisë dhe investitor­it firmoset nga kryebashki­aku dhe kthehet për miratim nga Këshilli Bashkiak.

 ??  ?? Faksimile e projektven­dimit të Bashkisë
Faksimile e projektven­dimit të Bashkisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania