Panorama (Albania)

ROJA BREGDETARE

-

Në një prononcim për “Panorama”, Dako garanton se, “Pushuesit do të gjejnë infrastruk­turën e nevojshme, siguri dhe një bregdet të pastër pa ujëra të zeza që derdhen në det”. Por, e vetmja njollë e “zezë” mbetet kanali i ujërave të larta, që derdhet në det pranë ish- Kavaleshen­cës. Sipas Dakos, bashkia dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit do të mbajnë nën monitorim të rreptë të gjithë vijën bregdetare që mbulon Bashkia e Durrësit nga Shkëmbi i Kavajës e deri në Kepin e Rodonit. “Garantoj të gjithë pushuesit që do frekuentoj­në bregdetin e Durrësit përgjatë këtij sezoni turistik veror se do t’u ofrojmë një bregdet shumë të pastër dhe pa ujëra të zeza, që më herët derdheshin në det me raste sporadike. Kemi nisur kontrolle dhe inspektime përgjatë vijës bregdetare, me qëllim identifiki­min apo zbulimin e ndonjë rasti të derdhjes së ujërave të zeza në det. Deri tani kontrollet kanë rezultuar negative, pasi nuk është pikasur asnjë vend ku ujërat e zeza të shkarkohen në det. Inspektorë­t e bashkisë dhe të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, si dhe struktura të tjera që operojnë për mbarëvajtj­en e sezonit turistik veror, do të mbajnë nën monitorim të rreptë të gjithë vijën bregdetare, me qëllim që t’u ofrojmë pushuesve plazhe të pastra dhe siguri”, u shpreh Dako. Ndërsa për zonën e ish- Kavaleshen­cës, kreu i bashkisë nënvizon se po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje. “I vetmi problem për ne ngelet vetëm kanali i madh pranë Kavaleshen­cës. Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që edhe kjo njollë e zezë të zhduket nga Sezonin e kaluar, në pjesën më të madhe të vijës bregdetare në Durrës pati mungesë të rojeve, pavarësish­t se u morën masa për vendosjen e kullave të vrojtimit. Një problem i tillë erdhi për shkak se bizneset private refuzonin të pagunin për këtë gjë. harta e bregdetit. Aktualisht po përfundon edhe investimi që po kryhet në lagjen Nr. 1, që konsiston në rehabiliti­min e ujërave të zeza e të larta dhe ky është një problem thuajse i mbyllur”, thekson kryebashki­aku Durrësit. Nisur edhe nga problemati­ka e shfaqur vitin e kaluar, këtë sezon do të ketë kulla vrojtimi me roje bregdetare për të parandalua­r ngjarjet tragjike të mbytjes së pushuesve. Dako shprehet se, Bashkia Durrës ka hartuar një projekt që konsiston në vendosjen e një kulle vrojtimi të pajisur me roje bregdetare në çdo pesë parcela ( afro në çdo 100 metra distancë nga njëra- tjetra) dhe shpenzimet për këtë do të mbulohen nga subjektet që do të kenë në shfrytëzim pjesën e plazhit. “Sa i përket sigurisë, atë e kemi përforcuar tashmë. Kemi vendosur që në çdo pesë plazhe ( parcela) të vendoset një kullë vrojtimi, të pajisur me roje bregdetare. Kulla dhe roja bregdetare do të paguhen nga vetë subjektet, pra pesë operatorë që kanë plazhe me qira do të kenë në patronazh për të paguar ndërtimin e kullës dhe rojën bregdetare”, deklaroi Dako. Pritet që në ditët në vazhdim, Bashkia e Durrësit të çeli zyrtarisht sezonin turistik veror 2018- të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania