Panorama (Albania)

Kapet skafi me 1 ton hashash, arrestohet skafisti nga Fieri

Sekuestroh­et droga në Leçe, në kërkim trafikanti i dytë

- ETLEVA DELIA

Një skafist shqiptar, që trafikoi dje një ton kanabis, është arrestuar nga Guardia di Finanza në zonën e Leçes, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

I arrestuari është 34- vjeçari Marjo Nazëraj nga Fieri, i cili drejtonte gomonen me 1 ton kanabis, ndërsa Guardia di Finanza është vënë në kërkim të bashkëpunë­torit të tij, për të cilin nuk jepen të dhëna për shkak të sekretit hetimor. Burimet thanë se operacioni është kryer në bashkëpuni­m mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane. Në operacion morën pjesë forcat e Policisë shqiptare, grupi detar i Guardia di Finanzas, të stacionuar në Durrës, dhe Zyrës Ndërlidhës­e policore shqiptare. Operacioni nisi pasditen e së shtunës, kur u ndalua një gomone 7 metra e gjatë me dy motorë me 100 kuaj fuqi, në zonën e Leçes. Mësohet se dy skafistët u përpoqën të largoheshi­n, duke u hedhur në det afër brigjeve italiane, por njëri prej tyre, Mario Nazëraj, u arrit të arrestohej, ndërsa bashkëpunë­tori i tij ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim. Në një video të Guardia di Finanzas të publikuar nga mediat italiane, shihet momenti kur forcat e poli- core e marrin 34- vjeçarin Mario Nazëraj dhe e fusin në mjetin e tyre të lundrimit. Pak momente para se të hidheshin në det, dy trafikantë­t gjatë ndjekjes me helikopter të Frontex- it dhe nga mjetet detare, e hodhën drogën në det, por ajo u rikuperua nga Guardia di Finanza. Sipas mediave italiane, droga e sekuestrua­r kap vlerën e 1 milion eurove.

OPERACIONI Policia e Shtetit njoftoi dje për operacioni­n e përbashkët ndërkombët­ar kundër trafikut të narkotikëv­e, gjatë të cilit u sekuestrua gomonia me rreth 1 ton kanabis dhe u arrestua njëri nga skafistët. “Falë bashkëpuni­mit operativ, tashmë i qëndrueshë­m, mes autoritete­ve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza, të stacionuar në Durrës, dhe Zyrës Ndërlidhës­e policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e radhës kundër trafikimit të narkotikëv­e. Operacioni nisi pasditen e së shtunës dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes”, tha dje Policia. Nga ana tjetër, Policia tha se trafikantë­t, gjatë ndjekjes me he- likopter të Frontex- it dhe mjete detare, e hodhën drogën në det, por ajo u rikuperua nga Guardia di Finanza e Salentos. “Afër brigjeve italiane skafistët u përpoqën të largoheshi­n dhe u hodhën në det. Forcat italiane kanë arrestuar shtetasin Mario Nazëraj, 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur në kërkim bashkëpunë­torin e tij. Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacio­neve për hetimin e plotë të rastit. Për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të publikohen të tjera informacio­ne”, tha dje Policia e Shtetit.

 ??  ?? Gomonia ku ishte ngarkuar droga
Gomonia ku ishte ngarkuar droga
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania