Panorama (Albania)

Vrasja për gjakmarrje, Gjuzi në gjyq: Isha te vjehrra që banon aty

-

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Kastriot ( Petrit) Gjuzin, i cili dyshohet si autor i vrasjes për gjakmarrje të Mario Majollarit, mbrëmjen e 10 prillit në zonën e Kinostudio­s. Kastriot Gjuzi nuk e ka pranuar autorësinë për vrasjen, ndërsa prezencën e tij pranë vendit të ngjarjes e ka justifikua­r me faktin se aty banon vjehrra e tij dhe ai shkon herë pas here për vizitë. Gjyqtarja Vjollca Spahiu pranoi kërkesën e Prokuroris­ë, duke vendosur “arrest me burg” për 40- vjeçarin Gjuzi. Nga ana tjetër, avokati i tij Ilir Murati deklaroi se Prokuroria e bazon akuzën vetëm te një çështje e vjetër, por sipas tij nuk ka prova se ka qenë Gjuzi ai që ka vrarë Majollarin. “Nuk ka prova që Gjuzi është autor, është thjesht ekzistenca e një ngjarjeje të mëparshme dhe Policia dyshon. Kushdo quhet i pafajshëm derisa të provohet. Pse u largua? U dorëzua vetë, nuk u ndalua. Ardhja e policisë në banesë ishte e dhunshme, ka pasur një panik që shpjegonte atë arsye dhe është larguar. Kur pa atë që flitet në media, vendosi që të vinte vetë. Nuk ka asnjë provë që e lidh autorin me vrasjen. Gjuzi ka deklaruar se në atë lagje ka vjehrrën, prandaj shkonte”, ka deklaruar avokati Murati. Vetë Kastriot Gjuzi, përveç konfirmimi­t të gjeneralit­eteve, nuk ka dhënë asnjë shpjegim tjetër në seancën e masës së sigurisë. Por gjatë deklarimev­e që ka dhënë për prokurorin e çështjes, ai e ka mohuar kategoriki­sht lidhjen e tij me vrasjen. Policia dyshon se ai mund të jetë autor i vrasjes, për shkak se Gjuzi është filmuar nga një kamera sigurie pranë vendit ku ndodhi krimi në Kinostudio, vetëm pak minuta para vrasjes. “Është e vërtetë që kam qenë në atë zonë. Por unë shkoj aty sepse kam vjehrrën në atë zonë. Kur ka ndodhur ngjarja, unë kam qenë në shtëpinë time dhe kur erdhi Policia mendova se kanë bërë sherr nipat që luajnë futboll dhe shkova te fqinji. U largova direkt në Kosovë. Më kanë kapur ndërsa kthehesha në drejtim të Shqipërisë, në autostradë”, ka deklaruar ai para hetuesve. Kastriot ( Petrit) Gjuzi, u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në kufirin e gjelbër në Vermicë dhe fillimisht është ndaluar për kalim ilegal kufiri nga Policia e Kosovës. Ai u është prezantuar policëve me emrin Kastriot Gega, por pas verifikime­ve ka rezultuar se ishte shtetasi Kastriot Gjuzi, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës më datë 11 prill 2018. Mësohet se deri tani provat që e mbajnë atë në qeli janë dytësore. Pritet ekzaminimi i gjurmëve në një makinë, që Policia ka sekuestrua­r të nesërmen pas vrasjes, për ta lidhur Gjuzin me vrasjen në Kinostudio.

 ??  ?? Kastriot Gjuzi në gjyq
Kastriot Gjuzi në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania