Panorama (Albania)

Flamurtari shpërthen me Beharin, Kukësi ngec në Laç

Mbyllet sërish në barazim përballja ndaj kurbinasve

-

Tension, grintë, raste për shënim, moviolë dhe polemika. 90 minutat e luajtura dje në Laç mes vendësve dhe Kukësit i kanë pasur brenda tyre të gjitha, por vetëm golat jo, që do ta zbukuronin edhe më shumë takimin mes dy skuadrave që kanë pasur një rivalitet të madh si në kampionat ashtu edhe në Kupë në këtë sezon.

Por, nëse për Laçin një barazim mund të konsideroh­et pozitiv përballë kampionëve, këta të fundit ndihen të vjedhur për një moment të diskutuesh­ëm në pjesën e dytë ku meritonin një 11- metërsh, që mund të kishte ndryshuar rezultatin e ndeshjes. Kukësi me këtë barazim nuk ka humbur pozitat e tij në klasifikim, ndërsa Laçi mendon më shumë të sigurojë një vend në Europë, nëpërmjet fitimit të Kupës, pasi në kampionat gara është bërë shumë e fortë. Loja është zbavitëse dhe ka ritëm nga të dyja skuadrat dhe “lufta” e vërtetë zhvillohet në mesfushë. Kurbinasit kanë shumë energji, ndërsa verilindor­ët eksperienc­ë dhe loja duket e balancuar. Por, rastin e parë të pastër do ta kenë miqtë në minutën e 27- të, ku Dzaria jep një asist për Idrizin që përballë Selmanit gjuan, por ky i fundit grushton në momentin e parë. Fraksioni i dytë i takimit gjen Laçin në sulm dhe Kallaku do të jetë shumë pranë golit me një gjuajtje rrafsh me tokën në hyrje të zonës kundërshta­re, por Frashëri vë në punë reflekset e tij dhe grushton në momentin e fundit. Kukësi nuk pajtohet këtë epërsi të lehtë të kurbinasve dhe në një aksion model, Shkodra jep një asist për Zderiçin në krah dhe ky i fundit sheh Kalenë që ka avancuar në qendër të zonës dhe i shërben, por braziliani është në një kohë me vonesë dhe nuk arrin që të devijojë. Minutat kalojnë dhe bashkë me to edhe lodhja e ndikuar nga temperatur­at e larta nis të ndihet në këmbët e futbollist­ëve të dy ekipeve. Ndërsa në minutën e 79- të do të ketë edhe një rast të diskutuesh­ëm, ku Guri rrëzohet nga Qaqi gjatë një goditjeje këndi, por kryesori nuk akordon 11metërsh edhe pse miqtë protestojn­ë. Ndërsa në minutat e fundit të takimit janë vendësit që krijojnë disa raste për shënim, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. FLAMURTARI- TEUTA Flamurtari ka mposhtur Teutën me rezultatin 3- 1 në një sfidë interesant­e që i pati të gjitha, golat, penalltitë dhe kartonin e kuq. Miqtë nga Durrësi kaluan të parët në avantazh me anë të Dediç, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm pak ka zgjatur avantazhi i Teutës, pasi Muarem ka përmbysur gjithçka në minutat e 19- të dhe 25- të. 6 minuta më vonë, Useini realizoi golin e tretë për vlonjatët. Një gol qetësie, për skuadrën e Beharit. Në minutën e 42- të, Teuta, i kishte të gjitha shanset ta rihapte takimin, ku gjyqtari Enea Jorgji akordoi një tjetër 11- metërsh, që kësaj here u shpërdorua nga Dediç. Në pjesën e dytë, skuadra e Begesë, u mundua të gjente sërish golin, por nuk ia arriti. Në minutën e 72- të, Franc Veliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Me fitore n e sotme, Flamurtari u ngjit në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Teuta ngelet në vendin e parafundit me 33 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania