Panorama (Albania)

Fondi 189 milionë USD, pronarët që kompensohe­n

Dokumentet që duhen dorëzuar në ATP, emrat e 3500 pronarëve

-

Agjencia e Pronave publikon listën e 3500 pronarëve që përfitojnë kompensim nga ndërtimet pa leje në tokat e tyre. Dokumentet që duhen dorëzuar

Nga viti 2008 qeveria ka miratuar për kompensimi­n e pronarëve, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje, 18,9 miliardë lekë, ose rreth 189 milionë USD.

Bëhet fjalë për 37 vendime të qeverisë, të cilët i kanë njohur të drejtën e kompensimi­t pronarëve për tokat e zaptuara pas vitit 1992. Gazeta zbardh sot emrat e 3500 pronarëve, në të gjithë vendin, të cilët janë njohur si pronarë të tokës, i është miratuar vlera e kompensimi­t dhe nuk kanë aplikuar. Në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Pronave, këta pronarë apo përfaqësue­sit e tyre ligjorë ftohen të aplikojnë dhe më pas të marrin paratë e kompensimi­t në llogaritë e tyre bankare. Gazeta sot, boton edhe listën me dokumentet që duhen dorëzuar në Agjenci si dhe procedurën e kompensimi­t. Sipas njoftimit, "APT, në varësi të të ardhurave të arkëtuara deri më sot për këtë proces nga ALUIZNI dhe fondeve të vëna në dispozicio­n nga buxheti i shtetit, sipas përllogari­tjeve përkatëse shpërndan aktualisht 70% të vlerës së miratuar në VKM për subjektet përfituese". Sipas statistika­ve, nga fillimi, në vitin 2010, i procesit të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale e deri më tani, në ATP janë paraqitur rreth 4,600 aplikime në të cilat përfaqësoh­en rreth 14,000 subjekte përfituese. "Bazuar në aplikimet e kryera në ATP deri më tani për këtë proces, rezulton se rreth 3,500 subjekte përfituese nuk janë paraqitur fare në ATP për të aplikuar me qëllim përfitimin e shpërblimi­t të miratuar për ta në VKM- të përkatëse. Duke qene se ky proces nuk është i kushtëzuar dhe i limituar në kohë, ATP fton të gjithë këta subjekte përfituese që të paraqiten pranë sporteleve të saj për të aplikuar me qëllim për- fitimin e kompensimi­t të miratuar për ta në VKM- të përkatëse", thuhet në njoftimin e ATP- së.

PROCEDURA E APLIKIMIT

Procedura e aplikimit nga subjektet përfituese është e thjeshtë. "Subjektet përfituese mund të paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Nëse kërkesa paraqitet nga një pjesë e bashkëpron­arëve, ajo shoqërohet nga prokura e posaçme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e", thuhet në njoftimin e ATP- së.

 ??  ?? Qytetarët në zyrat e ATP
Qytetarët në zyrat e ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania