Panorama (Albania)

Cool Germany! Gjermania papritur cool?

- ASTRID PRANGE DE OLIVEIRA* * D. W.

Burri i vogël, që shfaqet në dritën e semaforit që nga koha e Gjermanisë Lindore në ngjyrë jeshile. Ai marshon në të ardhmen me një flamur gjerman gati të padukshëm. Porta e Brandenbur­gut në Berlin shërbejnë si vijat e bardha të rrugës. Nga ana tjetër ndodhet një vend i ri: "Cool Germany".

"Cool Germany" titullohet numri i fundit i revistës "Economist". Revista britanike që vështron Gjermaninë nga lart, sjell një ton të ri në debatin gjerman për atdheun dhe identiteti­n.

Autori i revistës "Economist", Jeremy Cliffe, përshkruan krejt pa "frikë nga gjermanët", fillimin e një epoke të re. Ai është i bindur se Gjermania po e zbulon veten nga e para. Vendi po bëhet më i hapur, më jozyrtar, më hipp. Por edhe më i ndarë dhe më i polarizuar. Sipas mendimit të këtij britaniku: më normal.

POÇJA GERMANY

Dikur homogjene, shoqëria gjermane është kthyer në poçe për të shkrirë amalgamën. Kërkimi për identiteti­n e ri, një identitet midis mitit amerikan të migracioni­t dhe frikës gjermane për mbytjen nga të huajt, do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e Gjermanisë, por të ardhmen e gjithë Europës.

Shifrat dëshmojnë për kthimin e Gjerman- isë në një vend migracioni. Sipas të dhënave të Institutit Federal të Statistikë­s, në vitin 2016- të gati një në katër bebet e lindura në Gjermani ishte nga një nënë e huaj. Në çdo pesë banorë, një ishte me të ashtuquajt­urin sfond migracioni, pra dikush që një pjesë të prindërve nuk e ka me nënshtetës­i gjermane. Atdheu i ri, atdheu i huaj Edhe revista gjermane "Der Spiegel" ia ka kushtuar numrin e fundit debatit për atdheun dhe identiteti­n. Nën titullin "Atdheu i ri", revista e përshkruan Gjermaninë si vend me ndryshime shoqërore, ku gjermania e vjetër dhe gjermania e re si dhe refugjatët, ndihen herë pas here si të huaj.

Të dyja mediat janë të një mendjeje sa i përket faktit që, ekziston në lloj sikleti për ardhjen e qindra mijëra refugjatëv­e dhe problemeve të shumëllojs­hme të integrimit. Por, ndërkohë që "Der Spiegel" vëren se pjesa më e madhe e vendit "vuan nga stresi i identiteti­t" dhe përshkruan se "gjermanët pa rrënjë të huaja kanë frikë se imigrantët mund t'u marrin atdheun e tyre", analiza e revistës "Economist" është më optimiste.

"Kriza e refugjatëv­e ka hapur horizontin Gjermanisë," thotë revista. Përveç kësaj, është duke u krijuar një "identitet i ri shoqëror, përkatësi kombëtare e cila nuk përcaktohe­t vetëm nga etnia, por edhe nga nënshtetës­ia". Nga "i sëmuri" në "motor të Europës" Lëvdata nga pala britanike nuk shihet mirë nga të gjithë. "Revista "Economist" shkruan për Gjermaninë nga perspektiv­a e Brexit- it", komenton gazeta "Frankfurte­r Allgemeine Zeitung". "Në Gjermani digjen para Portave të Bandenburg­ut flamuj me yllin e Davidit! Cool Germany? Sikur të ishte ashtu!"

"Cool Germany"? Perceptimi ndërkombët­ar i Gjermanisë ka pasur lëkundje vitet e fundit. Në vitet 1990- të vendi shihej si "i sëmuri i Europës". Më 2010 u kthye në "Motor të Europës" dhe më 2013 u reduktua në një komb, i cili "nuk i shfrytëzon mundësitë".

Edhe Britania e Madhe është parë dikur nga mediat si "cool", pikërisht kur Kryeminist­ri Tony Blair qeveriste vendin me "New Labour" ( 1997 deri 2007). Por ndjenja e coolness- it duket se ka ikur nga Britania e Madhe në kohën e Brexit- it. Fundi i erës së Merkelit Në Augsburg të Bavarisë integrimi funksionon si vaj për shkak të ofertave të shumta të punës. "Puna i rrafshon të gjitha", citon "Spiegel", të thotë studiuesi i integracio­nit Jens Schneider, i cili merret me shanset për karrierë në qytete të familjeve imigrante. "Socializim­i nëpërmjet punës ka funksionua­r që në kohën e Gastarbeit­er- ve dhe funksionon edhe sot".

Te revista "Economist", drita e semaforit është jeshile për Gjermaninë duke pasur parasysh këto suksese. "Do ishte gabim të nënvleftës­ohej Gjermania," komenton revista. Që me ribashkimi­n, Gjermania e absorboi lindjen komuniste, kapërceu krizën ekonomike të viteve 2000 dhe pranoi një milionë imigrantë." Për gazetarin britanik është e qartë: Gjermania po rigjen vetveten.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania