Panorama (Albania)

Takimi me Ramën në Berlin, Merkel nuk premton votën për hapjen e negociatav­e

KANCELARJA GJERMANE: JANE DISA PARAKUSHTE, VENDOSIM ME VONE

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk dha mbështetje të plotë të rekomandim­it të Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, edhe pse tha se “Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishm­e dhe se nëpërmjet tyre janë arritur përparime”. Ajo kërkoi plotësimin e disa parakushte­ve deri në mbledhjen e qershorit të Këshillit Europian, ndërsa nuk kishte dje një qëndrim të Gjermanisë për pozicionin ndaj këtij rekomandim­i. Kryeminist­ri Rama u prit dje në Berlin nga Kancelarja Merkel, ndërsa takimi mes tyre ka zgjatur rreth 90 minuta. Agjencia e lajmeve “Reuters” në gjuhën gjermane, duke nxjerrë detaje nga takimi mes Kancelares Merkel dhe Kryeminist­rit Rama, shkruan se “as këtë herë Merkel nuk i jep Shqipërisë premtim për negociatat e anëtarësim­it me BE”. “Që të mund të hapen negociatat e anëtarësim­it, ka një sërë parakushte­sh. Shqipëria disa i ka plotësuar fort. Ka parakushte të caktuara për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Gjatë javëve të ardhshme, ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimt­ar, nëse ka akoma disa gjëra që duhen realizuar, apo, a është bërë përparim i mjaftueshë­m. Për këtë do të flasim edhe me kolegët tanë europianë”, u shpreh Kancelarja Merkel në konferencë­n e përbashkët me Kryeminist­rin Rama para takimit të dy delegacion­eve. Ajo kërkoi nga Kryeminist­ri Rama t’i tregojë se si ai dhe qeveria e tij do t’i plotësojë këto parakushte dhe çfarë mbështetje kërkon nga Gjermania. Nga ana e tij, Kryeminist­ri Rama tha se, falë mbështetje­s dhe inkurajimi­t të Gjermanisë, Shqipëria ka kryer Reformën në Drejtësi dhe ka në proces vetingun e gjyqtarëve. Ai i kërkoi Kancelares Merkel që Shqipëria të mos vonohet në hapjen e negociatav­e. “Unë kam ardhur këtu për t’i përcjellë Kancelares bindjen time se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë dhe energji në pritje të çeljes së negociatav­e, sepse e ka merituar këtë dhe sepse duke u bërë pjesë e grupit të vendeve që po negociojnë në rajon”, u shpreh Kryeminist­ri Rama.

DEKLARATAT

Kryeminist­ri Edi Rama: Shumë faleminder­it, e dashur Angela!

Është gjithnjë një moment i rëndësishë­m për Shqipërinë, por dhe një emocion i veçantë për mua, vizita në këtë godinë dhe takimi me Kancelaren. Dua ta falënderoj Kancelaren që fitoi zgjedhjet dhe që është përsëri në krye të qeverisë dhe për të gjithë mbështetje­n inkurajues­e që i jep në vazhdimësi Ballkanit Perëndimor në tërësi, edhe Shqipërisë padyshim, në procesin e zhvillimit demokratik dhe të integrimit europian.

Falë vizionit dhe lidershipi­t të saj, Procesi i Berlinit e ka transformu­ar sot rajonin në një hapësirë ku dialogu dhe bashkëpuni­mi kanë njohur një progres që nuk mund të imagjinohe­j vetëm 5 vite më parë.

Në takimin tonë të parë këtu, - ka qenë prill i vitit 2014, - ne kemi folur edhe për domosdoshm­ërinë e ndërmarrje­s së një Reforme të thellë të Drejtësisë dhe një vit më pas, në Tiranë, unë i kam shtruar Kancelares nevojën për të mbështetur idenë e vetingut, rivlerësim­it të gjykatësve dhe prokurorëv­e, duke kërkuar mbështetje­n e saj dhe të Gjermanisë.

Sot jam krenar që edhe falë mbështetje­s së Gjermanisë, vij këtu, pasi Shqipëria ka kryer një Reformë të thellë të Drejtësisë, e cila konsideroh­et nga Komisioni Europian, qoftë në Paketën e Zgjerimit, qoftë në Raportin e fundit të Progresit, si një model për t’u shtrirë edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe vendet që janë aktualisht duke negociuar e ndërkohë, ne kemi nisur me rezultate shumë inkurajues­e zbatimin e ligjit të vetingut.

Për këto dhe për plotësimin e të gjitha detyrave të shtëpisë në këtë fazë të parë të procesit, kemi marrë rekomandim­in pozitiv, pa kushte, nga Komisioni Europian për çeljen e negociatav­e dhe unë shpresoj shumë se do të marrim dhe mbështetje­n e Gjermanisë dhe të Kancelares në qershor.

Ne e dimë fare mirë se ky nuk është fundi. Ky është vetëm momenti i mbylljes së një faze dhe hapjes së një faze të re. Ka shumë reforma, shumë ndryshime dhe shumë sakrifica që duhen bërë për ta merituar një ditë anëtarësim­in në Bashkimin Europian. Por, njëkohësis­ht, unë kam ardhur këtu për t’i përcjellë Kancelares bindjen time se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë dhe energji në pritje të çeljes së negociatav­e, sepse e ka merituar këtë dhe sepse, duke u bërë pjesë e grupit të vendeve që po negociojnë në rajon, ne hyjmë në një fazë ku, siç e thashë, kemi jashtëzako­nisht shumë për të bërë, ku marrim një energji të re dhe një mbështetje të madhe të të gjithë shqiptarëv­e, në një proces ku shqiptarët e shohin veten të lidhur me të ardhmen e tyre.

E kam thënë dhe e përsëris, Shqipëria është një vend ku ka myslimanë, ka të krishterë, thonë që jemi shumica myslimanë, por është vendi ku myslimanë e të krishterë, të rritur e të rinj, nga veriu e nga jugu, kanë një fe të përbashkët që është Europa.

Kancelarja Angela Merkel: Zonja dhe zotërinj, jam e gëzuar që sot dhe këtë mund ta them me gëzim, që Kryeminist­ri shqiptar është përsëri në Gjermani dhe në një kohë të rëndësishm­e. Neve na është dashur shumë kohë për krijimin e qeverisë, por tani mund të punojmë vërtet ashtu si duhet. Mund të them se kemi marrëdhëni­e dypalëshe shumë të ngushta, për të cilat dhe dëshiroj të shpreh falënderim­in tim.

Kryeminist­ri ishte më parë në Parlament. Ne tani do të diskutojmë bashkë. Në vitin 2018 kemi pasur jubileun e 30- vjetorit të bashkëpuni­mit ekonomik gjermano- shqiptar. Gjermania vazhdon të jetë akoma shumë e angazhuar, ashtu si deri më sot, por do të flasim, në radhë të parë, edhe për të ardhmen e rajonit, ashtu sikurse edhe për Samitin e Ballkanit Perëndimor në 17 Maj.

Unë mendoj se të dy duhet të falënderoj­më shumë presidencë­n bullgare, e cila kujdeset në mënyrë të pabesueshm­e

shumë për çështjet thelbësore të rajonit, çka ka çuar në atë që të kemi një rritje të vazhdueshm­e të vizitave të politikanë­ve europianë drejt rajonit.

Ne do të këshillohe­mi sesi do të operojmë më tej në procesin e të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ju e dini, se ne jemi të bindur se të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektiv­ë europiane, që edhe ato një ditë të mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian.

Komisioni më 17 Prill ka propozuar që të mund të nisin negociatat e anëtarësim­it me Shqipërinë. Për këtë, ne do duhet të konsultohe­mi me Këshillin Europian në fund të qershorit. Që të mund të hapen negociatat e anëtarësim­it, ka një sërë parakushte­sh. Shqipëria disa i ka plotësuar fort. Ka parakushte të caktuara për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Gjatë javëve të ardhshme, ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimt­ar, nëse ka akoma disa gjëra që duhen realizuar, apo a është bërë përparim i mjaftueshë­m. Për këtë do të flasim edhe me kolegët tanë europianë.

Takimi sot, për mua është shumë i rëndësishë­m, pasi do të mësoj nga vetë Kryeminist­ri sesi e sheh ai plotësimin e parakushte­ve të ndryshme dhe sesi ne do të mundim që në këtë rast ta mbështesim Shqipërinë në realizimin e reformave, ashtu sikurse dhe sot. Këtë e kemi bërë e do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej.

Unë dua ta them shprehimis­ht se Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishm­e dhe se nëpërmjet tyre janë arritur përparime.

Kemi folur edhe në takimin e fundit për këto, si për shembull, këtu e kam fjalën për sistemimin e drejtësisë, sepse nëpërmjet Reformës në Drejtësi, forcohet tërë integritet­i dhe besueshmër­ia e tij. E dimë se procesi i vetting- ut tani po zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm se mund të inkurajoj Kryeminist­rin dhe të vazhdojë këtë rrugë.

Kemi folur edhe për fusha të tjera, siç është shteti i së drejtës në përgjithës­i, por dhe lufta për krimin e organizuar dhe kundër korrupsion­it. Unë mendoj se të gjitha këto kanë një rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe për njerëzit e saj. Prej këtej lindin edhe potenciale­t për rritjen ekonomike. Prej këtej lindin edhe potenciale­t për korrektësi­në dhe besueshmër­inë për investitor­ët. Nga këtu do të kemi shanse më të mira për të ardhmen e të rinjve, të cilët para së gjithash duhet të mbahen parasysh.

Ne do të flasim për Shqipërinë, por sigurisht edhe për rajonin, për situatën në Bosnjë- Hercegovin­ë dhe natyrisht edhe për pritshmëri­të që janë nga Samiti në Sofje, por dhe për takimin në korrik në Londër ku do të vazhdojë procesi i Berlinit.

Unë besoj se tashmë kemi arritur disa gjëra në rajon, e kam fjalën këtu për rrjetin rinor, ose tani më vjen në mend Samiti Dixhital që është mbajtur tani së afërmi, të cilin e kishte propozuar Kryeminist­ri. Unë mendoj dhe besoj se do të kemi një bisedë miqësore. Gjermania do të mbështesë, Gjermania do të jetë ndihmuese, në mënyrë që të shohim vërtet përparimet që na duhen në mënyrë që në qershor të marrim një vendin.

Edhe njëherë, një mirëseardh­je të përzemërt!

 ??  ??
 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA ME KANCELAREN MERKEL, DJE NE BERLIN
KRYEMINIST­RI RAMA ME KANCELAREN MERKEL, DJE NE BERLIN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania