Panorama (Albania)

Vetingu, japin dorëheqjen 300 efektivë në Polici e Gardë

Largimet pas nisjes së procesit, 100 janë gardistë, 4 drejtues

- ETLEVA DELIA

Që prej nisjes së procesit të vetëdeklar­imit më datë 5 prill, 300 punonjës Policie dhe të Gardës së Republikës kanë dhënë dorëheqjen.

Megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e punonjësve të larguar gjatë procesit të vetingut, burimet thanë se dita- ditës efektivë në të gjithë drejtoritë vendore kanë hequr dorë nga detyra. Mësohet se 4 prej të larguarve janë drejtues të lartë, ndërsa 100 janë punonjës të Gardës. Motivi i dorëheqjev­e, më shumë se frika nga vetingu, duket se ka qenë paqartësia në plotësimin e formularëv­e apo edhe koha që, sipas tyre, ka qenë e pamjaftues­hme. Në fakt, shifrat mund edhe të trefishohe­n deri më datë 5 maj, kur është parashikua­r afati i fundit për dorëzimin e formularëv­e. Sindikata e Policisë parashikon që deri më këtë datë mund të largohen nga Policia e Shtetit të paktën 2 mijë punonjës Policie, pa llogaritur ata të Gardës së Republikës, apo të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

DOKUMENTET Nga ana tjetër, qindra efektivë vijojnë të jenë të paqartë sa i përket dokumentac­ionit shoqërues. Ata shprehen se, ligji i vetingut e parashikon qartë që dokumentet janë të domosdoshm­e. Megjithëse zv. ministri i Brendshëm, në disa intervista është shprehur se dokumentet nuk janë të nevojshme, punonjësit e Policisë vazhdojnë të mbledhin dokumentac­ionin. “Nëpërmjet medias jemi njohur me deklaratat e zv. ministrit se dokumentet nuk duhen. Por ne deri tani nuk na ka ardhur një udhëzim me shkrim, apo tele- gram, që të na konfirmohe­t zyrtarisht ky fakt. Në këto kushte jemi të detyruar të zbatojmë ligjin. Ligji thotë që duhen dhe ne po përpiqemi t’i grumbulloj­më, nëse do kemi kohë”, shprehen disa punonjës Policie. PUNA INFORMALE Një punonjës Policie që ka përfituar të ardhura nga punë informale që mund të ketë kryer, mjafton t’i deklarojë në formularin e pasurisë dhe nuk kërkohet asnjë dokument shoqërues. Por edhe këto të ardhura e kanë një limit. Vetingu pranon deri në 1.5 milionë lekë të rinj, të përfituara jashtë kontrollit tatimor. Ky “lëshim”, në funksion të vetingut në Polici, ka ardhur pasi qindra punonjës Policie, pranojnë të kenë punuar “në të zezë”, si brenda dhe jashtë vendit. E për të justifikua­r të ardhurat e përfituara në informalit­et, është gjetur si zgjidhje vetën deklarimi i tyre në formular, pa pasur nevojë për ndonjë dokument shoqërues. Në një intervistë që dha pak ditë më parë për gazetën “Panorama”, zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, foli edhe për punën që shumë punonjës Policie mund të kenë kryer në “të zezë”. Sipas tij, mjafton thjesht që të deklarohen të ardhurat që janë përfituar nga puna informale dhe gjithçka është në rregull. Madje, ai premtoi që, në rast se do ketë ndonjë pasaktësi apo gabim në përllogari­tjet e të pasurisë, askush nuk do të penalizohe­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania