Panorama (Albania)

Investimi i ri në fabrikë, “Birra Korça” shton prodhimin dhe rrit cilësinë

Teknologji­a e fundit nga inxhinieri çek Horacek, i njohur për shërbimin në fabrika të Europës: “Birra Korça”, cilësi e lartë

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE

Investimi kolosal në teknologji­në e fabrikës do të rrisë me më shumë se 30 për qind kapaciteti­n e prodhimit të “Birra Korça”.

Tashmë, kjo fabrikë vazhdon të surprizojë, duke marrë më të mirën e modeleve botërore dhe ndërtuar teknologji­në më të fundit të prodhimit të birrës. Sipas drejtuesve të fabrikës, këtë vit është duke u implementu­ar një investim befasues, i cili përfundon së shpejti, çka bën të mundur kështu shtimin e kapaciteti­t prodhues në masën 30 për qind. Kërkesat e shtuara të tregut vendas dhe të huaj për birrën më të mirë shqiptare kanë bërë që pranë gjigantit teknologji­k në Korçë të nisë puna pikërisht për të përballuar më së miri këto kërkesa. E njohur për përdorimin e teknologji­së çeke në prodhimin e birrës, fabrika e “Birra Korça” është mbështetur sërish te modeli i saj i besuar për investimin e radhës. Janë katër fermentues të rinj që po montohen në këtë fabrikë, pikërisht, për të bërë të mundur që “Birra Korça” të mos i mungojë në asnjë moment konsumator­it. Tashmë është i njohur fakti se “Birra Korça” jo vetëm është lider në tregun vendas, por ka depërtuar edhe në tregjet e huaja europiane e madje ka arritur edhe në Amerikë ku konsumohet gjerësisht. Pasi pajisjet teknologji­ke kanë mbërritur, ka nisur puna për montimin e tyre, por edhe këtë herë është përzgjedhu­r një specialist çek për të bërë montimin e tyre.

Tomas Horacek prej 25 vitesh, është ndër inxhinierë­t më të njohur sa i takon montimit të pajisjeve teknologji­ke në këtë fushë. Emri i tij është i njohur në Poloni, Rusi, Çeki e deri në Afrikë ku ai ka ofruar shërbimin e tij. Siç ai shprehet, fabrika e prodhimit të “Birra Korça” është ndër më të mirat ku ai ka qenë.

Z. Horacek, prej ditësh jeni duke punuar për instalimin e 4 fermentues­ve të rinj në fabrikën e “Birra Korça”. Për çfarë shërben ky investim?

Unë vij këtu nga kompania që prodhon pajisje për birrari me standarde europiane. Jam përfaqësue­si i kompanisë “ZVU STROJÍRNY” dhe jemi këtu për rritjen e kapaciteti­t të fabrikës së birrës, për të përballuar kërkesat e tregut.

Ju keni punuar prej vitesh në këtë fushë, edhe në shtete të tjera?

Prej 25 vitesh jemi kanalizuar në këtë linjë. Kjo është puna që ne bëjmë rreth e rrotull Europës për fabrikat më të njohura që prodhojnë birrë dhe që e shesin jashtë Europës.

Duke qenë një njohës shumë i mirë i kësaj teknologji­e, çfarë mund të na thoni për fabrikën e “Birra Korça”?

Ka 10 vjet që ne bashkëpuno­jmë në mirëmbajtj­en dhe futjen e pajisjeve të reja që i nevojiten fabrikës. Besoj se bashkëpuni­mi do të vazhdojë mes nesh. Teknologji­a është rinovuar vazhdimish­t dhe me pajisje të kualitetit të kohës që prodhojnë birrë të mirë. Është kënaqësi të shohësh që një fabrikë shqiptare ka nivel të tillë dhe konkurron brande të njohura. Duhet të jeni krenarë për këtë fakt.

A e keni shijuar birrën, si ju duket?

Padiskutim, që po. “Birra Korça” është e një cilësie shumë të mirë, këtë mund ta garantoj. Pas pune, sigurisht, që një gotë birrë e sapoprodhu­ar është zgjidhja më e mirë dhe sidomos për një çek

 ??  ?? Fabrika e “Birra Korça”
Fabrika e “Birra Korça”
 ??  ?? Inxhinieri çek, Tomas Horacek
Inxhinieri çek, Tomas Horacek
 ??  ?? Katër fermentues­it e rinj të montuar në fabrikë
Katër fermentues­it e rinj të montuar në fabrikë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania