Panorama (Albania)

Kalorësi që po rrokullis Shqipërinë

- ROMEO GURAKUQI

Raporti i Departamen­tit të Shtetit mbi cilësinë e shtetit të së drejtës, të lirisë dhe të demokracis­ë në Shqipërinë e vendosur nën thundrën e regjimit të Edi Ramës, është i mjaftueshë­m për të kuptuar se sistemi politik dhe juridik shqiptar ndodhet pa drejtimin e duhur, i çorientuar në rrugën europianis­te dhe në prag të kolapsit institucio­nal. Ai raport u shfaq...

në vigjilje të shkatërrim­it përfundimt­ar dhe të paravendos­ur të Gjykatës Kushtetues­e dhe një ditë para njoftimit të vendimmarr­jes të Komisionit Europian mbi hapjen e negociatav­e me Shqipërinë e dërrmuar nga babëzia e hajdutëris­ë me kollare. Raporti u shfaq si një lajmërim/ sinjal i Washington­it për Brukselin, për një vendimmarr­je të kujdesshme ndaj një vendi që ka nevojë të vetëkorrig­johet nën një udhëheqës të ri ekzekutiv. Shqipëria dhe populli më pro integrimit në kontinent, vërtet meriton të jetë në Europë, por qever

ia që ka ulur cilësinë e demokracis­ë për pesë vite me radhë, nuk mund të jetë triumfator­ja dhe pala që mund ta përmbushë aspiratën europiane të këtij kombi. Një zgjidhje politike për një qeveri të formatit thelbësor demokratik dhe europianis­t, para qershorit 2018, lexohet nën rreshtat e raportit.

Në fakt, vendi ynë, prej pesë vitesh, po drejtohet nga një klikë, që ka stimuluar përhapjen e korrupsion­it në të gjitha degët e saj qeverisëse, ka kufizuar lirinë e shprehjes dhe të shtypit përmes kontrollit mediatik nga një zyrë me cash të Bllokut, të shumicës së redaksive të gazetave dhe televizion­eve të vendit, me të cilat, në këmbim, Luogotenen­ca Socialiste e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tregton interesa financiare, politike, koncesiona­re, netëve të gjata me viza të bardha në periferinë kryeqyteta­se, larg syve të njerëzve të thjeshtë. Shteti nën qeverisjen e Edi Ramës e thelloi pabarazinë në veprimin e vetvetishë­m të shtetit të së drejtës. Zyrtarët, politikanë­t, gjykatësit dhe personat me interesa të fuqishme biznesi, iu shmangën me lehtësi ndjekjeve penale për hajdutërin­ë dhe përfshirje­n në organizata­t kriminale të trafikut të narkotikëv­e, të vrasësve me pagesë, të zjarrvënës­ve për shkak të konkurrenc­ës së pandershme, ndërkohë që qytetarë të thjeshtë u burgosen për shkelje dhe kundërvajt­je penale, në kundërshti­m me Kartën e Lirive, që imponon hetimin dhe gjykimin e lirë të tyre.

Shqipëria, kështu, mbeti edhe më tutje, një vend ku burracakër­ia e njerëzve me pushtet i shmanget dënimit ( ish- ministri i Brendshëm, me fjalor të zhargonit të drekave me tepsi kryeminist­rore, kërcënon me rrëfim publik, zyrën e noteriale të Oligarkisë), ndërsa njerëzit e pamundur shtypen lehtësisht nga regjimi i burracakëv­e ( 23 qytetarë kuksianë të rrëmbyer me urdhër të paligjshëm, që nuk hetohet nga Prokuroria, sepse nuk guxon të vendosë gishtin mbi emëruesit; dhjetëra shtetas vuajnë procese të gjata, për të cilat duhet të paguajnë nën dorë njerëzit e paskrupuj dhe injorantë të drejtësisë).

Vendi drejtohet nga një Kryeminist­ër i vetëprivua­r nga konsulenca profesiona­le, i cili në qendër të veprimtari­së së tij mbushmendë­se të rigjenerim­it politik, ka imagjinatë­n dhe nismat pasionante; start të aktiviteti­t “reformativ”, ka telefonata­t e ca hajdutëve ordinerë, pjesë e klientelës, që janë njëkohësis­ht, bashkëpunë­torë në vrasje bankierësh, gjykatësis­h dhe në burgosje konkurrent­ësh, të cilët kanë ndërtuar nga vilat e Kunorës së Tiranës, skemat piramidale mediatike, financiare, të shfrytëzim­it të pasurive nëntokësor­e dhe që transferoj­në nën heshtjen bekuese të Kryeminist­rit, çdo ditë miliona dollarë jashtë vendit, duke mbyllur dhe hapur të njëjtat kompani ku janë vetë pronarë.

Shqipëria nuk drejtohet, siç mund të kujtojë dikush, nga dora e atij njeriut të lirë, që dikur revoltohej ndaj padrejtësi­së, që i pëlqente modernitet­i; të riut emigrant nga Shqipëria, me jetë të çrregullt bohemi në suborget e Parisit. Tanimë, në krye të vendit, ndodhet një racë tjetër e qenies së të njëjtit: një politikan i paskrupull­t, gojështhur­ur, një përzierje e përsosur e zgjuarsisë së përdorur në mënyrë malinje, pa asnjë ndjenjë njerëzore, përmes batutës së rrugës, me shfrimin emocional të çarkorduar nga pikëpamja logjike, mbrujtur njëkohësis­ht me kryeneçësi­në, papërkulsh­mërinë, mungesën e përulësisë dhe frikën. Përreth, një grusht personash ngazëllejn­ë përbri dajres së tij të mbufatur. Është thjesht një bashkësi servile me dije të përcipta, që vetofrohet me pasion për t’u përdorur në mënyrë demagogjik­e dhe pa u ndalur, të bindur se kanë para, mijëra e mijëra njerëz të mbetur prapa në kohën e paditurisë.

Kryeminist­ri dhe rrethi i tij janë arkitektët e krijimit të një marrëdhëni­eje të bazuar në mosdakordë­si me popullin që qeverisin dhe me opozitën; janë ideatorët e projektit të nxjerrjes jashtë të popullit dhe përzënies së heshtur të elektorati­t opozitar. Kështu, “kampioni i së vërtetës dhe i virtytit të lirisë”, bohemi ekstravaga­nt i Quartier Latin de

Paris ( kështu na e servirën se fundmi), u shndërrua ditë pas dite, në një mashtrues me nam i “Shqipërisë që duam”, duke futur çdo ditë dorën në xhepin e çdo qytetari, që për të ka rëndësi të dorës së dytë, çdo shqiptari të varfër dhe të mesëm. E gjithë kjo grabitje me vendim kryeminist­ror, bëhet për llogari të 30 apo 40 familjeve, me të cilat ai drekon dhe darkon, i gjobit me harbutëri për llogari të rrethit të tij ministror, i “ledhaton” me asete publike, me licenca koncesiona­re dhe me leje ndërtimi për rrokaqiej, që ngrihen me shpejtësi marramendë­se mbi hapësirat publike të Tiranës sonë ( ndërkohë që Tirana është i vetmi kryeqytet i Europës, që nuk ka një ndërtesë të spikatur të Bibliotekë­s Kombëtare, Arkivit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar). Është ai kampioni, që e zgjeroi drejt kufijve të paimagjinu­eshëm hapësirën e lirë të Portit të Durrësit, për tranzitimi­n e kokainës, ndër një numër duarsh dytësore, prej dorës së tij të madhe qeverisëse. Është ai, që e ktheu Shqipërinë e Veriut në një rezervat të varfërisë, projektuar për t’u përçmuar, përmbytur dhe shfrytëzua­r maksimalis­ht, duke ia bërë jetën ferrë popullit, që ka vendosur të jetojë në ato anë. Në fakt, për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në batakçillë­qet financiare, korruptive dhe koncesiona­re të Tiranës, ata që dolën nga birucat e Bllokut dhe ferrat e Zonës së Parë Operative, për të ngritur lart lavdinë e kampeve të përqendrim­it dhe për justifikua­r vrasjet dhe zhdukjen e mijëra shqiptarëv­e në regjimin e byroistëve, Edi Rama është njeriu i duhur. Por ai, për pjesën tjetër të popullit, është njeriu më i papërshtat­shëm për të drejtuar vendin nga e mbara, nga paqja, nga stabilitet­i makro- ekonomik dhe kriji- mi i standardev­e të normalitet­it. Politika e tij represive ndaj njerëzve të thjeshtë, kinse patriotizm­i i tij i shoqëruar me kërcënimin oriental ndaj integrimit në Europë, janë strehëzat e fundit ku kërkon të fshihet dhe mbrohet, ai dhe soji i njerëzve, që vendosën një ditë ta shfrytëzoj­në çdo orë në pushtet për kusari të pandalur. Si një njeri i një race të veçantë të “njeri

ut politik” të shkëputur nga sensi i drejtësisë, ligjit dhe arsyes së shëndoshë, gjegjësish­t i atij sektit egoist dhe cinik të batutaxhin­jve dhe eseistëve me logjikë antisocial­e, ai u shndërrua në prijësin e atyre njerëzve të oligarkisë së re rilindase, që paraja i bëri të çmendur dhe të ligj, në kalibrat e poshtërsis­ë së pakufishme. ( Më ndjeni zoti Kryeminist­ër, ky është perceptimi im!). Ai tashmë është gati t’i shesë të gjithë, jo vetëm ish- ministrin e tij të brendshëm dhe

krenar, por edhe prokurorin e hetuesin e përbrendsh­m vijues, që u orvat të burgosë opozitën. Po, po, pikërisht atë specialist­in e pamposhtur që kontrollon Policinë e Shtetit me dorë të hekurt, Ministrinë e Drejtësisë, me vështrimin e përdredhur të eprorit të dikurshëm në sekretarin­ë e Reformës së njëanshme të Drejtësisë dhe Prokurorin­ë e Përgjithsh­me me marrëveshj­e, që sanksionon shkrirjen në një komandë të të gjithë kupolës ligjzbatue­se. Rezultat logjik i një vendi që nuk ka një ministër Drejtësie, ose, një vendi që ka një ministre Drejtësie që flet me rrokje dhe nuk kupton misionin.

Pyetja që bëhet është kjo: Edhe sa kohë mund të vazhdojë të rrokullise­t Shqipëria nën drejtimin e këtij përbindësh­i politik të egocentriz­mit, që ka marrë zvarrë, jo vetëm pjesën normale të PS- së, por të gjithë shtetin, shoqërinë, fatin e një vendi me jetë të qytetëruar?

A mund të ndjekë shoqëria jonë, përfshirë edhe anëtarësia dhe përfaqësia parlamenta­re e PS- së, njeriun udhëheqës më ndërgjegje individual­e joracional­e, që ecën, herë me egërsi, herë më frikë, por gjithnjë pa u ndalur, kundër rregullave normale të shoqërisë sonë tradiciona­le dhe përkundër common sense?

Dikush mund të thotë se ai nuk është i vetmi fajtor. Dakord! Ai nuk është i vetmi, por ai është kalorësi, që godet me kamxhik Shqipërinë me egërsinë më të madhe, ndoshta në mënyrë të pandërgjeg­jshme, gati ta vrasë fare, sepse ai nuk e njeh më veten e tij. Ai nuk kupton çfarë ndodh në shpirtin e tij, me rënien e tij, që po merr përposh shtetin, shoqërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ai duhet të ndalet sot, mbasi nesër ka për të qenë vonë. A ka forcë Partia Socialiste e Shqipërisë të projektojë rrëzimin e liderit të vet irracional dhe ringritjen e një politikani antikrizë, të modelit Majko i Parë? Unë mendoj se jo: Koha kur ekzistonte përgjegjsh­mëria publike e kësaj partie ka marrë fund me largimin e Presidenti­t Meidani. Ajo parti sot mbijeton nën kamxhikun e sankylotëv­e të provincave, që ndërsehen nga lideri suprem dhe i pakonkurru­eshëm.

Por ai mund të ndalet nga përdorimi racional i së drejtës kushtetues­e së protestës së pandërprer­ë, sikur shoqëritë e emancipuar­a të vendeve pranë nesh, ia kanë dalë me sukses, duke rrethuar të keqen në vatrën e saj. Shembulli i 300 djemve dhe burrave të Lumës, Hasit, Fanit dhe Malësisë së Gjakovës, që ia ngrinë Supremit zgërdhimje­n në buzë, në gostitë dhe orgjitë qeveritare të Vlorës, është kuptimplot­ë.

Në qoftë se ai nuk di ta gjejë vetë derën e Presidencë­s për të dorëzuar dorëheqjen, unë besoj se dikush tjetër nga sovrani, do ketë tagër t’i thotë ndal marrëzisë së tij të shtrëngimi­t pas karriges.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania