Panorama (Albania)

“Die Welt”: Artisti Rama do tentojë të bëjë për vete Merkelin në Berlin

-

Shqipëria do të hyjë në BE, por ka jo pak probleme, shkruan “Die Ëelt”. Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkon të bindë Kancelaren gjermane se Shqipëria është gati për hapjen e negociatav­e. Përmes artikullit “Make Albania great again”, gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje të mërkurën, vizitës së Kryeminist­rit Rama në Berlin. “Ish- basketboll­isti dhe artisti në Berlin do të synojë me sharmin e tij të bëjë për vete Kancelaren Merkel, që të marrë mbështetje­n për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë”, shkruan gazeta. “Dhe vërtet, Rama, një socialist .. ka se ç’të tregojë. Ekonomia rritet, Tirana mbushet me fasada që shkëlqejnë, një Reformë në Drejtësi e kërkuar nga BE, ka marrë udhë... Por që ka njerëz që janë skeptikë, kur shtrohet pyetja për Shqipërinë që të bëhet sa më shpejt anëtare e BE- së, kjo lidhet edhe me histori si kjo: Në tetor, Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri... sepse emri i tij përmendej disa herë në telefonata­t mes tregtarëve shqiptarë dhe italianë të drogës”. Gazeta gjermane u kushton vëmendje të gjitha zhvillimev­e lidhur me rastin Tahiri dhe konkludon me përgjigjen e Ramës kur i pyetur nga “Die Welt”, lidhur me rastin e sëkëlldisë Tahiri, thotë: “Besoj në radhë të parë se dyshimet ndaj një personi nuk mund të pengojnë përpjekjet e një vendi të tërë”. Gazeta thekson se “është një nga këto raste që e prishin dhe përcaktojn­ë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës. Deri më sot nuk është i hequr plotësisht dyshimi se krimi i organizuar ka kapur fort ekonominë e vendit dhe tentakulat e tij arrijnë deri në nivelet më të larta të qeverisë. Në raportin e Interpolit për vitin 2017, Shqipëria renditet ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Europë, ky vend përshkruhe­t si pikë e rëndësishm­e e tregtisë me kokainën dhe heroinën”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania