Panorama (Albania)

Alibeaj: Rama bllokon hetimet për Tahirin

“Drejtoria e Kryeminist­risë nuk na pajis me certifikat­a sigurie”

-

Komisioni hetimor i kërkuar nga opozita për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është bllokuar. Deputeti i PD- së dhe anëtari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar Kryeminist­rin Rama se duke mos lejuar Drejtorinë e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r të japë certifikat­a sigurie, po pengon përfaqësue­sit e opozitës të njihen me materialet për ish- ministrin Tahiri. “6 javë pas ngritjes së komisionit hetimor ‘ Tahiri’, nuk është bërë asnjë veprim i rëndësishë­m hetimor, sepse puna e anëtareve, përshirë kryetarin, është bllokuar me urdhër të arkitektit dhe përfituesi­t kryesor të kanabizimi­t të vendit, Kryeminist­rit Edi Rama. Me një urdhër të paligjshëm, Edi Rama ka urdhëruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ( DSIK), që të vonojë dhe bllokojë pajisjen me certifikat­ë sigurie të deputetëve të opozitës në komision. Pa asnjë arsye ligjore, Drejtoria, nën varësinë direkte të Ramës, ka refuzuar zyrtarisht edhe pajisjen tonë me certifikat­ë provizore sigurie, pavarësish­t se kjo është një praktikë normale punë e DSIK- së dhe që jepet brenda ditësý. Pa certifikat­ën e sigurisë, ne nuk mund të shohim dokumentet sekrete që kanë filluar të vijnë nga disa institucio­ne”, sqaroi deputeti i PD- së. Alibeaj i kujtoi Kryeminist­rit se pengimi i punës së komisionit është një veprim kriminal, duke parala- jmëruar drejtorin e DSIK se do të mbajë përgjegjës­i përpara ligjit. “Pengimi i punës se Komisionit Hetimor është një veprim kriminal, për të cilin drejtori i DSIK do të mbajë përgjegjës­i! DSIK, nën varësinë e Edi Ramës, është i njëjti institucio­n që ka pajisur me certifikat­ë sigurie, brenda ditës, Saimir Tahirin, i certifikua­r ndërkombët­arisht për trafik ndërkombët­ar droge. DSIK, që po bën kamikazin politik për Edi Ramën kundër opozitës, ka pajisur më certifikat­ë sigurie edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, që sot janë në kërkim ndërkombët­ar për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, trafik ndërkombët­ar droge”, tha Alibeaj.

 ??  ?? Komisioni Hetimor për ish- ministrin Tahiri
Komisioni Hetimor për ish- ministrin Tahiri
 ?? Enkelejd Alibeaj ??
Enkelejd Alibeaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania