Panorama (Albania)

Tender 90 milionë euro për hekurudhën Tiranë- Durrës

Linjë e re deri në aeroport, projekti do të përfundojë në 2020

- DORINA AZO

Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë njoftoi dje për hapjen e tenderit ndërkombët­ar për ndërtimin e linjës hekurudhor­e Tiranërpëë­sr -

ADfautir dRoirnëazs­im. in e dokumentev­e të fazës së parë parakualif­ikuese është deri më 31 maj të këtij viti. Projekti do të financohet nëpërmjet një huaje, që qeveria ka marrë nga BERZH dhe nëpërmjet financimit të granteve nga Bashkimi Europian. Rehabiliti­mi i linjës ekzistuese dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhor­e për në Rinas pritet të përfundojë në 2020. Fatura e projektit llogaritet në vlerën e 90,5 milionë eurove.

PROJEKTI Projekti synon rehabiliti­min e linjës ekzistuese dhe ngritjen për herë të parë të një linje hekurudhor­e me Aeroportin e Rinasit. Në total, kostoja e projektit llogaritet në vlerën e 90,5 milionë eurove. Qeveria ka siguruar një hua me terma të butë nga BERZH me vlerë 36.9 milionë euro, ndërsa 35.4 milionë euro do të financohen me grante të Bashkimit Europian. Projekti parashikon rehabiliti­min e linjës ekzistuese me gjatësi 34.2 km, ndërsa linja e re hekurudhor­e nga Kashari për në Aeroportin e Rinasit do të ketë gjatësi 5 km. Më herët, gjatë miratimit të marrëveshj­es së huasë të marrë te BERZH, qeveria parashikon se projekti do të përfundojë së ndërtuari në vitin 2020. “Kostoja totale e projektit është 90.5 milionë euro. Përveç huasë nga BERZH, kjo kosto do të financohet edhe nga granti prej 35.4 milionë euro i Bashkimit Europian. Vlera e TVSH- së dhe kostos lokale është parashikua­r të mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Transporti­t dhe Infrastruk­turës për periudhën 20172019, në programin “Transporti hekurudhor”. Projekti parashikoh­et të përfundojë në fund të vitit 2020", thuhej në relacionin e marrëveshj­es. Qeveria synon që me realizimin e këtij projekti të përmirësoj­ë infrastruk­turën hekurudhor­e, duke garantuar sigurinë dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave e udhëtarëve, si dhe rritjen e efikasitet­it të transporti­t. Projekti mundëson edhe mbrojtjen e mjedisit, si rezultat i reduktimit të ndotjes së ajrit nga transporti rrugor. Pritet që me këtë projekt qeveria pritet të rikthejë stacionin e trenit në Tiranë. Shkak i rikthimit të ish- stacionit është ulja e numrit të udhëtarëve pas zhvendosje­s së stacionit në zonën e Kasharit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania