Panorama (Albania)

Grabitësit plumba çiftit në market, vritet burri, plagoset bashkëshor­tja

Ngjarja në sy të djalit 6- vjeçar të Agim e Merita Bucit, ndodhej në dyqanin e prindërve, u fsheh poshtë banakut

- ETLEVA DELIA

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamzë të Tiranës, ku gjatë tentativës së grabitjes së një marketi, u qëlluan me armë zjarri pronarët, burrë e grua.

Burri ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa e shoqja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Viktima është Agim Buci, 53 vjeç, ndërsa e plagosura është Merita Buci, 44 vjeçe. Në momentin kur grabitësit e armatosur janë futur brenda në dyqanin e çiftit Buci, aty ndodhej edhe djali i tyre i vetëm 6 vjeç. Fatmirësis­ht, i mituri u ka shpëtuar plumbave, pasi është fshehur poshtë banakut. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 21: 07, në rrugën "OSBE", në Kamzë, në dyqanin ngjitur me banesën e çiftit Buci, me origjinë nga Mati. Burime nga Policia e Tiranës thanë mbrëmë se autorë të ngjarjes dyshohet të kenë qenë dy persona të maskuar me kapuça, të cilët kanë shfrytëzua­r errësirën për t'u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grabitësit dyshohet se kanë hasur në rezistencë­n e çiftit Buci dhe menjëherë kanë qëlluar dy herë drejt tyre. Viktima Agim Buci është qëlluar me një plumb në gjoks, ndërsa e shoqja në këmbë. Më pas, autorët kanë marrë paratë që ndodheshin në kasë, që dyshohet të kenë qenë rreth 20- 30 mijë lekë të rinj e më pas kanë ikur. Agim dhe Merita Buci, janë prindër të 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali të vetëm, i cili, fatkeqësis­ht, u bë dëshmitar i ngjarjes tragjike. Ata ishin larguar prej 17 vitesh nga Mati dhe kishin ndërtuar shtëpinë në Kamzë, aty ku ndodhi ngjarja.

GRABITJA

Policia e Tiranës njoftoi mbrëmë se në orën 21: 07, në sallën operative ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën PERSONA dyshohet të jenë autorët e grabitjes, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e gruas së tij, mbrëmjen e djeshme në një market në zonën e Kamzës. Të dyshuarit kanë qenë të maskuar dhe janë larguar me një automjet tip "BMW". "OSBE", në Kamzë. Menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe shefi i Komisariat­it nr. 5. Më pas, edhe oficerë të Krimeve Kundër Pronës, drejtori e dy zv. drejtorët e Policisë së Tiranës, si dhe prokurori Eugen Beçi. "Në rrugën "OSBE", janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit Agim Buci dhe Merita Buci, burrë e grua, nga persona ende të paidentifi­kuar. Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi Agim Buci ndërroi jetë, ndërsa bashkëshor­tja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje- dalje të Kamzës e në pika të tjera. Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. Grupi hetimor në vendngjarj­e po punon për identifiki­min dhe kapjen e autorëve", tha zyrtarisht Policia. MIJË lekë të rinj dyshohet të jetë shuma e parave, për të cilën grabitësit qëlluan me armë çiftin Agim e Merita Buci, duke lënë të vdekur bashkëshor­tin dhe plagosur rëndë bashkëshor­ten e tij. Pasi kanë marrë paratë, ata janë larguar.

HETIMI

Oficerët e Policisë dhe ekspertët kriminalis­të kanë kryer veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, duke mbledhur provat dhe pyetur dëshmitarë­t. Gjithashtu është bërë edhe këqyrja e kamerave të sigurisë së dyqanit ku ndodhi grabitja. Marketi i çiftit Buci ndodhej ngjitur me banesën e tyre në rrugën "OSBE", në Kamzë dhe ishte i pajisur me kamera sigurie. Nga verifikimi i tyre, Policia ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes. Nga pamjet filmike dukeshin dy autorët e veshur me xhupa të zinj dhe me kapuça në kokë, për të mbuluar fytyrën. Pasi kanë qëlluar dy herë në drejtim të çiftit, ata kanë marrë paratë dhe kanë dalë në rrugë, duke ecur për disa metra në këmbë. Më pas, kanë hipur në një automjet tip "BMW" dhe janë larguar me shpejtësi.

 ??  ?? Viktima, Agim Buci
Viktima, Agim Buci
 ??  ?? E plagosura, Merita Buci
E plagosura, Merita Buci
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania