Panorama (Albania)

Fshehu pasurinë, në gjyq ish- kandidati i PD në Peqin

Kreci ka qenë edhe kryekomuna­r i Pajovës për dy mandate

- ERALD DELIU

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për ish- kandidatin e PD- së për Bashkinë e Peqinit, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të saj.

Bashkë me të, në gjyq do të shkojë edhe shtetasi Shpëtim Plaku, i cili ka marrë fiktivisht një prej kompanive që drejtonte Kreci dhe që akuzohet për dëshmi të rremë pranë Prokuroris­ë. Ai është kallëzuar në vitin 2015 për pastrim parash dhe Prokuroria nisi menjëherë hetimet. Sipas Prokuroris­ë, Kreci nuk ka deklaruar një sërë kontratash qiraje, huash dhe shit- blerje pronash. Kështu, Kreci nuk ka deklaruar: kontratë qiraje financiare me nr. 1645 e nr. 596 rep, nr. 323/ 2, kol, datë 11.03.2011, për mjetin “Mazda CX7”; kontratë shitjeje nr. 5972 rep. nr. 1056/ 3 kol, datë 01.12.2011; kontratë qiraje financiare me nr. 228 rep/ nr. 162/ 1 kol dt. 08.02.2012, çmimi i blerjes 51 500 euro; kontratë nr. 262 rep e nr. 46 kol, datë: 19.01.2013, më shumë 20 000 euro; nuk është deklaruar ushtrimi i aktiviteti­t privat të llojit kabllor “TV- ALB Pajovë”, të cilin e ka vendosur në emër të të pandehurit tjetër, Shpëtim Plaku; për seksion- in e “Detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, kredia e materializ­uar në një kontratë huaje nr. rep 2723, nr. kol 898 datë 25.06.2015 midis personit juridik Shoqëria “Noa” sh. a. në cilësinë e huadhënësi­t dhe palëve Albert Kreci, Besnike Kreci dhe Shpëtim Plaku në cilësinë e huamarrësv­e. Gjithashtu, ai ka bërë edhe deklarim të rremë, sipas Prokuror- isë së Elbasanit, në vitin 2007, duke pretenduar se i ka dhënë me qira shtetasit Mustafa Gjevorit, dyqan, me datë 25.08.2005, për 5 vjet, me vlerë qiraje 20.000 lekë në muaj. Mustafa Gjevori mohon ekzistencë­n e një marrëdhëni­e të tillë qiraje, deklarim i rremë në vitin 2009 për shitje toke arë 4000 m2, në fshatin Lazarej, Komuna Pajovë, shtetasit Berom Gjevori në vlerë 58.000 euro. Toka i është shitur Idajet Gjevorit në vlerë 4.500.000 lekë. Kreci ka bërë deklarim të rremë në vitin 2010, duke pretenduar se ka marrë borxh te shtetasi Nezir Salla shumën 60.000 euro për ndërtim, shtesë kati dhe se në vitin 2013 se i ka shlyer Nezir Sallës shumën prej 14.000 euro. Shtetasi Nezir Salla mohon në tërësi ekzistencë­n e këtij borxhi apo huaje. Kreci ka bërë një tjetër deklarim të rremë, në vitin 2014 dhe në vitin 2015 dhe pas largimit nga detyra, se ka siguruar të ardhura nga objektet e dhëna me qira shtetasit Mahir Salla në vlera 6480 euro + 6480 euro + 3780 euro. Mahir Salla mohon ekzistencë­n e kësaj marrëdhëni­e qiraje. Si këto, ka edhe katër deklarime të tjera të rreme nga ana e Krecit.

 ??  ?? Ish- kandidati i PD- së, për Bashkinë e Peqinit, Albert Kreci
Ish- kandidati i PD- së, për Bashkinë e Peqinit, Albert Kreci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania