Panorama (Albania)

Paraqiti prova të reja, KPK shtyn vendimin për Xhoxhajn

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it njoftoi ditën e djeshme se ka vendosur të shtyjë për në datën 3 maj vendimin final për gjyqtaren e Kushtetues­es, Altina Xhoxhaj. Kjo e fundit ishte në seancë dëgjimore ditën e hënë dhe KPK vërejti disa parregulls­i për pasurinë e saj. Megjithatë, gjyqtarja Xhoxhaj ka këmbëngulu­r se është e pastër dhe se llogaritje­t e KPK- së për pasurinë e saj janë bërë apriori. Ajo, ditën e djeshme, ka paraqitur dokumente shtesë për pasurinë dhe likuiditet­et e saj. Në hetimin e pasurisë së gjyqtares përfshihes­hin një apartament 101 metra katrorë në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë, i cili rezulton se është blerë në vitin 2005 për 61 mijë euro; një truall dhe një apartament 2+ 1 me verandë në Gjirin e Lalzit; kursimet e gjyqtares dhe të bashkëjetu­esit te saj, në vlerat 6.3 milionë lekë, 61 mijë dollarë dhe 15 mijë euro. Sipas KPK- së, në lidhje me apartament­in në Tiranë, ka mospërputh­je mes deklaratav­e periodike dhe deklaratës në kuadër të vetingut, duke sjellë mosjustifi­kimin e 4.8 milionë lekëve. Ndërsa për apartament­in në Gjirin e Lalzit, KPK konstaton se ka pasur një mungesë të ardhurash në vlerën e 450 mijë lekëve. Gjithashtu, në lidhje me truallin përreth apartament­it, sipas KPK- së, gjyqtarja Xhoxhaj ka përfituar 100 metra katrorë më shumë se sa i takon. Probleme, sipas KPK- së, kanë edhe kursimet e gjyqtares dhe të bashkëjetu­esit të saj. Kështu, kursimet prej 6.3 milionë lekësh dhe 61 mijë dollarë e 15 mijë euro të bashkëjetu­esit, janë të pajustifik­ueshme dhe përtej limitit ligjor të mbajtjes së sasive të parave të thata. Në planin e aftësive profesiona­le, sipas KPK- së, ka pasur raste të arsyetimev­e me vonesë të vendimeve gjyqësore për gjyqtaren.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania