Panorama (Albania)

Meta: Belishova, emblema kryesore e rinisë antifashis­te

"Mirënjohje pafund për një nga partizanet më të reja të LANÇ dhe familje patriotike"

- TIRANE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë dje në homazhet e zhvilluara në nder të ndarjes nga jeta të Liri Belishovës. Kreu i shtetit e ka cilësuar zonjën Belishova si një nga emblemat kryesore të rinisë antifashis­te.

Presidenti i Republikës ishte dje personalis­ht në homazhet e organizuar­a nga familja dhe është përkulur në shenjë respekti para arkëmortit, në të cilin ishte vendosur flamuri kombëtar. Në mesazhin e tij, Meta tha se Liri Belishova vinte nga një prej familjeve të shquara patriotike në Mallakastë­r dhe që kanë kontribuar në pavarësinë e Shqipërisë. "Me dhimbje të thellë nderova sot një nga emblemat kryesore të rinisë antifashis­te, Liri Belishovën, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Edhe njëherë mirënjohje pafund për një nga partizanet më të reja të LANÇ, vajzë e një familjeje të shquar patriotike të Mallakastr­ës, me kontribute të spikatura për pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar. Dhimbja është edhe më e madhe, kur reflektojm­ë jo vetëm për zhgënjimin e këtij brezi idealist pas Luftës, por edhe për persekutim­in çnjerëzor dhe vuajtjet e patreguara që përjetuan shumë prej tyre!", ka thënë dje në mesazhin e tij Presidenti i Republikës.

HOMAZHET

Të martën, kreu i shtetit ka dërguar këshilltar­ët e tij në ditën e parë të zhvillimit të homazheve për ndarjen nga jeta të partizanes Liri Belisho- va. Ndërkohë që gjatë ceremonisë ra në sy fakti se nuk mori pjesë asnjë nga përfaqësue­sit e lartë të qeverisë shqiptare. Ditën e martë, këshilltar­ët e Presidenti­t, gjeneral brigade Piro Ahmetaj dhe Arbër Bashkurti, në emër të Presidenti­t Meta vendosën një kurorë me lule në nder të zon- jës Belishova. Gjithashtu e pranishme nga Forcat e Armatosura, ishte zv. shefja e Shtabit të Përgjithsh­ëm, Manushaqe Shehu. Në homazhe ishin dhe deputeti i LSI- së, Luan Rama dhe kryetari i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, por dhe ish- deputetja demokrate, Majlinda Bregu me bashkëshor­tin. Presidenti Meta e ka përkujtuar kontributi­n historik të Lëvizjes Antifashis­te, pjesë e së cilës ishte dhe Liri Bel- ishova. "Nderim për atë dhe të gjithë të rejat që u frymëzuan me idealet e lirisë duke iu bashkuar me guxim e idealizëm Luftës Antifashis­te për çlirimin e vendit. Ato lanë bankat e shkollave, për të realizuar idealet e tyre, të cilat, për fat të keq, u prenë në mes dhe shumë prej tyre u bënë viktima të një persekutim­i çnjerëzor të pabesueshë­m, duke përjetuar tragjedi personale dhe familjare", u shpreh Presidenti Meta.

 ??  ?? Presidenti Meta, gjatë homazheve për Liri Belishovën
Presidenti Meta, gjatë homazheve për Liri Belishovën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania