Panorama (Albania)

"Rama hesht dhe urren Belishovën për dënimin që i ka bërë komunizmit"

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha ka marrë pjesë dje në homazhet e zhvilluara për Liri Belishovën. Më herët, përmes një statusi në profilin e tij në "Facebook", Berisha kishte vlerësuar figurën e saj, sidomos për ndjesën publike që kërkoi që kishte qenë pjesë e PPSHsë pas përmbysjes së regjimit diktatoria­l. "Liri Belishova, një luftëtare lirie u nda nga jeta. Pasardhëse e një familjeje në zë në Jugun e vendit, Liria në rininë e saj mori malet dhe luftoi me armë në dorë pushtuesit e vendit, e inkuadruar në lëvizjen komuniste të themeluar nga serbët në Tiranë. Fill pas lufte, Lirisë, tashmë në udhëheqjen e Partisë, Enver Hoxha i vrau bashkëshor­tin Nako Spirun, pasi ai kundërshto­nte bashkimin e Shqipërisë me ishJugosll­avinë. Anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e KQPPSHsë, ajo, pas vdekjes së Stalinit, iu kundërvu haptas linjës staliniste të Enver Hoxhës dhe PPSH- së prej çka u përjashtua nga Partia dhe u internua familjaris­ht në kampet më të egra të diktaturës, në të cilat qëndroi e pamposhtur nga dhuna, terrori, fatkeqësit­ë e mëdha familjare", shkruan Berisha. Ish- Kryeminist­ri kujton edhe qëndrimet e mbajtura nga Belishova pas rrëzimit të regjimit komunist. "Pas përmbysjes së regjimit komunist, Liria do te ishte ndër të vetmet ish- udhëheqëse e PPSH- së që do kërkonte ndjesë publike për vitet që kishte qenë në udhëheqjen e PPSH dhe do të jepte një kontribut të çmuar në denoncimin e barbarive, gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit të regjimit stalinist të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore. Me këtë rast, ju ftoj, të dashur miq, të shprehim nderimin tonë për Liri Belishovën, këtë luftëtare të pamposhtur, atdhetare të flaktë, veterane të lirisë dhe ngushëllim­et më të sinqerta familjes saj", ka deklaruar ishKryemin­istri. Për mesazhin ngushëllue­s për Liri Belishovën, Berisha ka replikuar edhe me ndjekësit e tij në "Facebook". Ish- Kryeminist­ri i ka kujtuar ndjekësve të tij se Belishova me denoncimet e saj ka faktuar krimet barbare të diktatorit Hoxha.

Berisha ka zbuluar edhe arsyet që, sipas tij, Kryeminist­ri Edi Rama dhe qeveria nuk reaguan për vdekjen e Liri Belishovës. Sipas ish- Kryeminist­rit, Rama hesht pasi e urren Liri Belishovën për dënimet që ajo i ka bërë regjimit të Enver Hoxhës. "Të vërtetat e saj, denoncimet që ajo u ka bërë diktatorit Hoxha dhe regjimit të tij mizor, kanë bërë që bijtë e etërve kriminelë e barbarë, Edi Rama dhe neobllokme­në të tjerë, të heshtin për vdekjen e saj. Ndërkohë, ata festojnë me portretet e xhelatit më të madh të shqiptarëv­e, Enver Hoxhës dhe vet Edi Rama bënë vizita për ditëlindje­n e ditëvdekje­n e tij te zonja e zezë, Nexhmije Hoxha. Rama hesht dhe urren Liri Belishovën për dënimet që ajo i ka bërë regjimit të Enverit, por edhe të Kristaqit, i cili edhe në fund të vitit 1988 firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela", shkruan Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania