Panorama (Albania)

Erand Nebo, një bankier “sfidon” me ekspozitë piktorët e shkolluar

Kuratori Arbër Kadia: Opusi që vjen pas formimit institucio­nal, të bën të jesh artist me të drejta të plota

-

Nëse do të thoshim se në telajot e Nebos ka shpërthyer pranvera, do të tregoheshi­m sipërfaqës­orë.

Është e vërtetë se përballë disa syresh të duket se po shijon një lëndinë shumëlules­h, por më shumë se një përndezje natyre, është çlirimi që ka ndodhur te vetë Nebo. Është çlirim mijëra ndjesish, që nuk reflektojn­ë vetëm pranverë, por edhe mjegull, edhe ngricë, edhe një natë pus, edhe gëzim, edhe kërkim, guxim, ndrojtje, pritje... Të gjitha këto, përthyer në ngjyrë, Erand Nebo guxoi t’i ndajë më publikun në ekspozitën “Shpërthim ngjyrash”, kuruar nga Arbër Kadia, në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita u hap mbrëmë dhe veprat e Nebos do të jenë aty deri në datën 30 prill. Janë 41 vepra, që nisin me një vepër të parë të Nebos, që të jep ndjesinë e të qenurit në pyll të dendur, në kërkim të rrugëdalje­s, për të kaluar pastaj në të tjera tablo, ku stili i tij fillon e merr gjithnjë e më tepër trajtë. Kalon nëpër faza shpërthimi, pastaj sikur do të vendosë publikun në provë, në atë çka do të përftojë përballë imazhit të prodhuar prej tij, më tej duket sikur i lë pas ngjyrat e ndezura, për t’u fokusuar tek e errëta dhe grija.

EKSPOZITA Veprat e ekspozuara përfshijnë një periudhë krijimtari­e 5- vjeçare dhe në pamundësi për ta lidhur ekspozitën mbi bazë tematike, janë paraqitur në mënyrë të tillë, që të mund të përçojnë evoluimin artistik të piktorit, ku në mes të një vazhdimësi­e, vihen re edhe “çarje” të guximshme, gjatë të cilave piktori eksperimen­ton me ngjyrën apo e le tablonë e hapur, me qëllim që ajo të vazhdojë procesin e maturimit, edhe duke qenë e varur në mur. Mes këtyre veprave identifiko­hen 5 cikle artistike. Njëri është “shpërthimi i ngjyrave”, që i ka dhënë edhe titullin ekspozitës, ku shihet dominimi i të gjitha ngjyrave dhe rendi që Nebo vendos në këto dimensione të përmasave të ndryshme, në telajo, në pëlhurë, duke pasur një kontroll të plotë të kësaj mjeshtërie. Pastaj kalojmë te ngjyrat bazë, që evidentojn­ë një moment të caktuar në evoluimin e stilit të tij artistik, që është e zeza dhe bluja, grija me nuanca të ndryshme, të nënshtresa­ve të tyre, jeshilja dhe monumental­ja abstrakte. Veprat nuk kanë titull. Kuratori ka vendosur t’i lërë ato ashtu. Përballë abstraktes, publiku duhet të jetë i pandikuar. FORMIMI ARTISTIK Kur ndodhesh përpara punëve të Nebos, mendja të shkon te piktori amerikan Jackson Pollock, por kur fillon të “familjariz­ohesh” me veprat e ekspozitës, e kupton se Nebo i jep një karakter vetanak tablosë, ku Pollock mund të jetë, pse jo një frymëzim. Ndërkohë, që nuk të shkon mendja se Erand Nebo nuk ka një formim prej piktori profesioni­st. Ai nuk ka vazhduar artet, madje ai punon në një bankë dhe piktura është pasion i viteve të fundit. Edhe kuratori i ekspozitës, Arbër Kadia, nuk e fsheh skepticizm­in e fillimit, por më pas ngurimi apo mosbesimi, iu shndërrua në entuziazëm, pasi ajo që po ndodhte me Nebon ishte një lajm i mirë. “Nebo është lajm i mirë për artin shqiptar. Është lajm i mirë kalimi nga një dimension në një tjetër, nga ai human në atë artistik, duke i dhënë mundësi shprehëse asaj të brendshmes, së bukurës, estetikës. Është ajo, për të cilën është folur shumë në shekullin e kaluar me Grinberg dhe estetë të ndryshëm, për kalimin nga formalizmi te konceptual­ja, tek ajo që është estetikish­t e bukur dhe sublimen artistike, për të bërë një lidhje logjike mes shikuesit, i cili është mësuar tashmë të shohë abstrakten pa kërkuar kuptimin e saj, por të bukurën”, thotë Kadia, teksa shton se pranoi të kuronte këtë ekspozitë, pikërisht se zbuloi këtë dimension tek veprat e Nebos dhe që do ta përfshijnë edhe vizitorin, po ashtu. “Më tërhoqi Nebo, sepse ai nuk ka një trajnim artistik institucio­nal. Arti ka arritur në atë fazë, kur formimi artistik është i rëndësishë­m për të formuar bazat, por opusi që vjen pas tij, të bën të jesh artist me të drejta të plota. Dhe Nebo e ka arri- tur këtë, duke punuar çdo ditë në studion e tij, madje duke ndikuar të tjerë me artin e tij. Mund t’ju them se janë edhe dy bankierë të tjerë që lëvrojnë zhanre të ndryshme të artit pamor, që kanë arritur ta çlirojnë veten dhe kanë nisur të ekspozojnë”, vazhdon Kadia, ndërsa shpjegon se pas kësaj ekspozite ka më shumë se një lajm të mirë. “Lajmi i mirë është që arti nuk mbetet vetëm pjesë e asaj që është problemati­ke në Shqipëri, tek institucio­nalizimi dinozaures­k, i cili mban gjithçka në kthetrat e veta, por është çliruar dhe po kalojmë në një lloj revolucion­i artistik. Do kishte qenë mirë të kalonim edhe atë seksualin, për t’u çliruar nga frenimet që ka njeriu shqiptar, që është nën tutelën e institucio­nit, qoftë korrupsion­it, qoftë institucio­nit partiak, e të tjerave që nuk e lejojnë njeriun të japë maksimalen”.

 ??  ??
 ??  ?? Erand Nebo në studio
Erand Nebo në studio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania