Panorama (Albania)

Ishte filmuar duke vjedhur kremra, dorëhiqet kryetarja e rajonit të Madridit

-

Kryetarja e rajonit të Madridit, Cristina Cifuentes, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ka vjedhur në një dyqan dy kremra antirrudhë që kushtonin 40 euro, pas publikimit të një videoje ku ajo nxirrte nga çanta dhe i dorëzonte kremrat një roje sigurie. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në vitin 2011. Dorëheqja vjen një javë pasi Cristina Cifuentes u akuzua për falsifikim të një diplome master. Cifuentes tha se ky ishte një sulm personal që po i bëhej nga kundërshta­rët e saj politikë. Cifuentes, 53 vjeçe, dorëzoi javën e kaluar masterin e saj kur doli që dy nënshkrime në dokument ishin të falsifikua­ra. Kryetarja e Madridit është një figurë e shquar në Partinë Popullore të qendrës së djathtë, e cila është në pushtet në Spanjë. Në një konferencë shtypi të mërkurën, ajo tha se kishte planifikua­r të njoftonte dorëheqjen javën e ardhshme, por pas ngjarjeve të fundit vendosi ta hedhë këtë hap më herët. Dorëheqja e saj është një goditje ndaj Kryeminist­rit Mariano Rajoy, partia e të cilit po përballet me çështje korrupsion­i. Duke u dorëhequr, Cifuentes shmangu një mocion mosbesimi që mund ta çon- te Madridin nën kontrollin e partive të krahut të majtë dhe Podemos. Rajoy tha se Presidentj­a e qeverisë rajonale të Madridit kishte bërë gjënë e duhur me dorëheqjen. Cifuentes e dënoi publikimin e videos në faqen e internetit të “OK Diario”, të mërkurën, si pjesë e një “fushate ngacmimi që synonte të më rrëzonte”, siç u shpreh ajo. Ajo pranoi se regjistrim­i ishte i vërtetë. “Ishte një gabim i pavullnets­hëm dhe po përdoret për të shkuar përtej çështjeve politike, është personale. Isha tashmë objektiv i shantazhit dy vjet më parë për këtë video, por këtë herë po ju them se një linjë e kuqe është kaluar”, tha ajo. Në rajonin e Madridit jetojnë 6.5 milionë njerëz.

 ??  ?? Cristina Cifuentes
Cristina Cifuentes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania