Panorama (Albania)

Kapet pas 50 vitesh vrasësi serial në Kaliforni

-

Policia amerikane beson se më në fund kanë kapur vrasësin serial “të shtetit të artë”, një vrasës dhe përdhunues i dyshuar për terrorizim­in e Kalifornis­ë Jugore, rreth 50 vite më parë. Departamen­ti i Qarkut Sacramento arrestoi Jozef Xhejms DeAnngelo Jr. për dy akuza vrasjeje. DeAnngelo Tr., 72- vjeç, ka qenë një oficer policie në Auburn, i shkarkuar nga detyra për vjedhjen e një çekiçi dhe zmbrapsësh qensh, i cili besohet se ka lidhje me mbi dhjetë vrasje të pazgjidhur­a, 50 përdhunime dhe 120 vjedhje në shtëpi, që zgjatën një dekadë, duke filluar në fund të viteve ’ 70. Policia e ka lidhur atë me më shumë se 12 vrasje. Departamen­ti i Sherifit ende duhet të konfirmojë nëse DeAnngelo është në fakt “Vrasësi i Shtetit të Artë”. “Ky është rasti më serioz i vrasjeve, ndoshta në historinë moderne”, tha prokurorja e qarkut të Sacramento- s, Anne Marie Schubert, për “Fox 40”. DeAnngelo aktualisht po mbahet në burgun e Qarkut Sacramento. Interesi për “Vrasësin e Shtetit të Artë”, i njohur edhe si përdhunues­i i Zonës së Lindjes, u rizgjua kohët e fundit, pas publikimit të romanit të gazetares dhe autores, Michelle McNamara, “Unë do të jem në errësirë”. McNamara kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj duke studiuar dhe shkruar për përdhunues­in dhe vrasësin serial në Kaliforni, por vdiq para se libri të publikohej. Burri i saj, aktori Patton Oswalt, dhe kolegu i tij Billy Jensen e përfunduan librin. Romani shpejt u ngjit në vendin e parë në listën “New York Times”. Oswalt tha se “Nëse ata e kanë kapur me të vërtetë ‘ Vrasësin e Shtetit të Artë’, unë shpresoj që të shkoj ta vizitoj. Për të mos u gënjyer ose për t’i bërë atij pyetjet për të cilat McNamara kërkonte përgjigje në ‘ Letra për një njeri të vjetër’ në fund të librit ‘ Unë do të kem ikur në errësirë’”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania