Panorama (Albania)

Ramos: Nuk ka mbaruar, mos prisni të fitojmë 0- 3 në Gjermani

-

Lideri i madrilenëv­e ishte mungesa e madhe në ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit, ndërsa dje bëri disa reagime që e shpëtuan Realin nga pësimi i golit të dytë. Serxho Ramos flet me superlativ­a për skuadrën gjermane, teksa nuk e konsideron të mbyllur çështjen e kualifikim­it.

"E vërtetë është që ne e dinim me kë skuadër do të luanim, sepse Champions- i i ka këto. Ishte një stadium madhështor dhe një ndeshje e madhe. Por pavarësish­t vështirësi­ve, arritëm të shënonim 2 gola. Ekipi ishte solid dhe u mbrojt shumë mirë. Ndoshta prisnit që të fitonim 0- 3, por ishte shumë e vështirë. Tani na duhet të bëjmë ndeshje të mirë në shtëpi, sepse nuk duhet të mendojmë që jemi kualifikua­r. Duhet të jemi të qetë dhe ta respektojm­ë në maksimum Bajernin".

Vuajtje-

"Kur pëson gol, skuadra sigurisht që tërhiqet dhe vuan akoma më shumë. Bajerni ishte gjithë

Viti i kaluar-

kohën në ndeshje, por ne i shfrytëzua­m mjaft mirë rastet që patëm. Barazuam dhe pastaj në një kundërsulm i goditëm. Duhet të mësojmë t'i ' vrasim' ndeshjet në këtë mënyrë. Te Reali nuk ka rëndësi kush luan, sepse në fund të fundit të gjithë fitojmë. Nuk e di nëse ishte më e vështirë apo jo sesa viti i kaluar".

"Pas dëmtimit të Karvahalit, iu desh Vaskezit që të kthehej në mbrojtje. Ai

Vaskez-

ka shpirtin kundër Riberisë, që është një nga më të mirët në botë. Por Vaskez e limitoi mjaft mirë. Duhet të vlerësoj punën që bëri e gjithë skuadra. Ditëm të vuanim dhe këto gjëra të bëjnë më të madh. Duhet të vazhdojmë të përmirësoh­emi".

"Është një lojtar i rëndësishë­m për skuadrën tonë. Ai futet në momente të ndryshme, në ndeshje të ndryshme dhe gjithmonë e bën mirë detyrën e tij".

Asensio-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania