Panorama (Albania)

Ramën e pyesin për Tahirin në Bundestagu­n gjerman FATION BINJAKU

Deputetët: Përse s’iu hoq imuniteti? Rama: Nuk ka imunitet!

-

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka zhvilluar ditën e djeshme takime të rëndësishm­e, fillimisht në Bundestagu­n gjerman dhe më pas me Kancelaren Angela Merkel.

Sipas medias gjermane “Tagesspieg­el”, takimet nuk kanë shkuar siç duhet për Kryeminist­rin Edi Rama. Në një shkrim, gazetarja gjermane shkruan se Merkel nuk është angazhuar për bisedimet për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë. Ndërkohë që “Tagesspieg­el” thekson se para takimit me Merkelin, Rama kishte takuar presidenti­n e Bundestagu­t, VVolfgang Schäuble, dhe anëtarët e Komitetit Europian të Bundestagu­t. Por media gjermane shkruan se jo të gjithë deputetët janë dakord për të votuar për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë. Mësohet se gjatë bisedës me anëtarët e Komitetit Europian të Bundestagu­t, është diskutuar dhe çështja e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Burimet bëjnë të ditur se deputetët gjermanë e kanë pyetur Kryeminist­rin Rama për arsyet pse ish- ministrit Tahiri nuk iu hoq tërësisht imuniteti dhe pse ai u mbrojt nga maxhoranca e majtë. “Si ka mundësi që një ish- ministër dhe deputet, që i bëhen akuza aq të rënda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga maxhoranca qeveritare”, mësohet të kenë pyetur deputetët gjermanë. Por burime diplomatik­e bëjnë të ditur se Kryeminist­ri Rama është përgjigjur se Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti. Në diskutim mësohet të ketë ndërhyrë raporteri për Shqipërinë i Grupit Parlamenta­r i CDUsë, Thorsten Frei, i cili ka qenë në Shqipëri pak kohë më parë. Mësohet se Frei ka thënë që kërkesa e Prokuroris­ë së Krimeve të Renda për të dhënë lejen për t’i kërkuar Gjykatës arrestimin e Tahirit ishte refuzuar nga maxhoranca socialiste. “Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranuesh­me dhe jashtë standardit europian”. Mësohet të jenë shprehur deputetët gjermanë në seancën dëgjimore me Kryeminist­rin. PRO NEGOCIATAV­E Ndërkohë përfaqësue­sit e SPD- së gjermane, parti në koalicioni­n qeveritar, janë shprehur hapur pro çeljes së negociatav­e për Shqipërinë. Në mediat gjermane, Josip Juratoviç është shprehur se çelja e negociatav­e për Shqipërinë do të nxisë demokratiz­imin e vendit. “Procesi i pranimit nxit demokratiz­imin e vendit në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar”, tha përfaqësue­si i SPD- së, Josip Juratoviç, për mediat gjermane. Gazeta “Tagesspieg­el” citon dhe kryetarin e Komitetit Europian të Bundestagu­t, Gunther Krichbaum, i cili e konsideron fillimin e bisedimeve si të parakohshm­e. “Krichbaum ka rezerva të konsiderue­shme kundër fillimit të shpejtë të bisedimeve. Krichbaum nuk dëshiron të përjashtoj­ë pranimin afatgjatë në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse i gjithë rajoni nuk është më një tokë politike e askujt midis BEsë, Rusisë dhe Turqisë”, shkruan gazetari gjermane.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me kreun e Bundestagu­t, VVolfgang Schäuble
Kryeminist­ri Rama me kreun e Bundestagu­t, VVolfgang Schäuble

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania